Zbardhet axhenda e dy negociatorëve. Ja ku do bëhen takimet

Zbardhet axhenda e dy negociatorëve. Ja ku do bëhen takimet

10:55, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë sjell sot në Tiranë dy negociatorët, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Këta të dy do të vijnë në Tiranë në mesditë dhe më pas do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta dhe menjëherë negociatorët do të takohen me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Axhenda e takimeve

Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Takimi mes tyre do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në orën 16:00 David McAllister dhe Fleckenstein do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Ndërkaq dy negociatorët Fleckenstein dhe McAllister, do të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar25/04/2017 12:18

Per mendimin tim Knut sorrosjani nuk ka çfare mendimi te japi per konsensus se ja di gjithe Shqiperia do bej mire te mos flasi fare ,ndersa per z David McAllister eshte i pa anshem dhe zotni e i pa perlyer si Knut sorristi.

Qytetar25/04/2017 12:14

Per mendimin tim Knut sorrosjani nuk ka çfare mendimi te japi per konsensus se ja di gjithe Shqiperia do bej mire te mos flasi fare ,ndersa per z David McAllister eshte i pa anshem dhe zotni e i pa perlyer si Knut sorristi.

Shto koment

Denonco