Kriza politike, tre ambasadorë i shkojnë në zyrë Ilir Metës

Kriza politike, tre ambasadorë i shkojnë në zyrë Ilir Metës

10:45, 25/04/2017
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar me kryetarin e Kuvendit Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit paraditen e sotme. Disa minuta pas hyrjes së tij, në Kryesi kanë ardhur edhe dy ambasadorët e tjerë: Romana Vlahutin e BE-së dhe Bernd Borchard i Prezencës së OSBE .

Takimi i tre ambasadorëve me kreun e parlamentit të Shqipërisë dhe anëtarin kryesor të koalicionit qeverisës zhvillohet në kuadrin e negociatave që kanë nisur për të vendosur dialogun ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe disa orë para ardhjes së dy negociatorëve gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein sot në Tiranë për këtë qëllim. 

Dje, opozita e përshkallëzoi protestën e saj duke bllokuar trafikun për 1 orë e duke insistuar në krijimin e një qeverie teknike që të zhvillojë zgjedhjet parlamentare.

Nga ana tjetër, kreu i mazhorancës ka vazhduar të ngulë këmbë në qendrimin e tij e të deklarojë se zgjedhjet do të zhvillohen nga qeveria e koalicionit më 18 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lymi Personalitet25/04/2017 12:19

U rikthye pas 6 vitesh "invincible trio"

Qytetar25/04/2017 12:01

ILIR META KOT QE RRI KRYEKAR I PARLAMENTIT TE KRIMIT AI ESHTE QE PO E MBAN NE QEVERISJE EDVIN DROGEN .TE ISHTE BURRË BENTE DOREHEQJE DHE DIREKT DO BEHEJ QEVERI TEKNIKE PO KUSH E DI KU FLE LEPURI ??????.PO KA FRIKE .

Shto koment

Denonco