FOTO/ Tjetër përplasje, Ademi-Ramës: Jo makijazhe për fushatë elektorale

FOTO/ Tjetër përplasje, Ademi-Ramës: Jo makijazhe për fushatë elektorale

10:10, 25/04/2017
A+ Aa A-

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi dhe kryeministrit Edi Rama. Sërish ‘mollë sherri’ është bërë ‘Ura e Bunës, për të cilën një ditë më parë u debatua se ministria e Mbrojtjes ishte gati për të investuar, por bashkiak e qytetit refuzon bashkëpunimin.

Për këtë arsye, ka reaguar sërish Ademi me anë të një qëndrimi në rrjetin social Facebook.

Ja çfarë shkruan Ademi në Facebook:

Z. Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës. Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.

Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrojtjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë. Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-idenë për restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.

Sot na i doli për pronar, Ministria e Kulturës! Zv/ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!

Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyrje dhe jo makijazhin e spektaklin e radhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve...

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqipet ne Londer25/04/2017 15:26

Bravo Voltana. Njeri me integritet, perfaqesuese e denje e Shkodres, demokrateve dhe malsise, qe nuk iu nenshtrua dhunes qeveritare per fonde, por punon per dhe me qytetaret e Shkodres, ndryshe nga te gjithe te zgjedhurit demokrat ne veri qe i qurraviten Rames sa here shkon per fushate. Rasti i fundit ne Kukes . Kryetari me korespondence I Bashkise (banon ne Tirane) ju jargavit Rames ndersa demokratet protestonin ne Tirane qe te vije ne pushtet Flamur Noka.

Beni25/04/2017 13:44

Ilir ate mesatzh shkruaja kryeministrit Voltana Ademi esht nder kryebashkiaket qe per mendimin tim po punon me shum se te tjeret per Shkodren.

Didi25/04/2017 11:53

O Ilir a e ke pyet at psikopatin e gjate sa lek ka ndare per Shkodren. Ooooooooooo lek vetem per stadiumin beri prandaj me morrraaa nuk rregullohet Shkodra o IIIIIIILIIIIIIIIIR Floriri

Iliri25/04/2017 10:35

O voltane po bej nje pune per shkodren mi! E fundose qytetin tim te lindjes, moj voltane.

Shto koment

Denonco