‘Sherr’ mes Ylli Manjanit dhe kreut të KQZ Denar Biba, për arratisjen e bletëve

‘Sherr’ mes Ylli Manjanit dhe kreut të KQZ Denar Biba, për arratisjen e bletëve

10:03, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kreu i KQZ-së, Denar Biba ka debatuar me ish-ministrin e Drejtësisë Ylli  Manjani, për çështjen e kanabisit dhe bletëve. Ky i fundit kishte postuar në “Facebook” një ngjarje të vërtetë sipas tij, se një personi që merrej me bletët i kishin ikur këto të fundit për shkak të mbjelljes së gjithë kullotave me kanabis.

Image

“Ngjarje e vërtetë...

Një i njohuri im, merakli i mjaltit dhe i prodhimeve ushqimore të shtëpisë, vajti si zakonisht të blejë mjaltin e përvitshëm. E blen në një fermer nga malësitë e Beratit (në kufi me Skraparin). Mjalti që blinte aty ishte vërtetë i mirë.

Këtë vit, i tha fermeri qe "ska mjaltë"! Ka ikur bleta! Miku im e mori për shaka në fillim! Kujtoi se " ikja e bletës" ishte si metaforë që njerëzit e përdorin në kushte vështirësish, ose thjesht stresi.

Por, jo, fermerit i kishte ikur vërtetë bleta! E bashkë me bletën e vërtetë i kishte ikur praktikisht edhe "bleta" tjetër -Truri! Prodhonte mjaltë të mirë "për merak" dhe e kishte të shitur. Tani ska çtë shesë!

Por nuk mbaroi këtu aventura e mikut tim, që po kërkontë mjaltin e përvitshëm! Fermerit të bletëve (të ikura tashmë) i ishte kolapsur dhe lopa!

"Kolapsur" ishte fjala që i kishte ardhur ndërmend sepse nuk dinte ç'emër tjetër ti vinte. Lopa kish ardhur nga kullota dhe sapo e kishin futur ne haur nuk merrte e as jepte më. E kishin kujtuar të ngordhur,por, jo ishte me trup të ngrohtë dhe merrte frymë. Thjesht qe shtrirë dhe as hante, as pinte, as ngrihej e as hapte sytë! Qumësht, as që bëhej fjalë.

Tre ditë me radhë lopa kish ndenjur ashtu e kolapsur, as e ngordhur e as e gjallë! As mjaltë e as qumësht... Diku aty afër shtëpisë dikush kishte mbjellë dicka të gjelbër...

Miku im u kthye ne Tiranë dhe e rrëfeu ketë ndodhi jo pa humor ne fakt. Me këtë rast mësuam se bleta dhe lopa nuk reagojnë njësoj në hashash.

Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet me të... Çfarë dallimi!

Ndërkohë as mjaltë e as qumësht... Kemi vende të reja pune!”, shkruan Manjani në Facebook.

Mirëpo, në këtë statusin e ish-ministrit në “Facebook” ka ndërhyrë duke komentuar edhe kreu i KQZ-së Denar Biba, i cili ka hedhur postuar një link që i referohet një studimi shkencor botuar në një revistë amerikane, sipas të cilit bletët nuk shkojnë te kanabisi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi ironik i Manjanit, i cili ka shkruar: “Sa mirë që KQZ paska kohë për studimin e bletëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco