'Qeveri teknike për zgjedhjet e lira. McAllister - njeriu i duhur për zgjidhjen e krizës'

'Qeveri teknike për zgjedhjet e lira. McAllister - njeriu i duhur për zgjidhjen e krizës'

09:57, 25/04/2017
A+ Aa A-

Protesta e Partisë Demokratike për votën e lirë u bë pjesë e diskutimeve në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt këto dy ditë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demorkatike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demorkate i informoi koleget e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

    Zonja Vokshi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Presidenten e Forumit te Grave te Partise Popullore Europiane (EPP Women) Znj. Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Presidentja e Forumit te Grave te PPE (EPP Women), znj. Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

    "Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi  i mbushur  i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë," u shpreh zonja Doris Pack.

    “Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi Pack.

    Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

    Znj. Pack pershendeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipeëri.‎

    Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është anetare e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane.‎

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shpata26/04/2017 09:51

    Rama eshte sjelle ne menyre arrogante me opoziten. Nuk ka, vetem, dy dite qe kembegulte se zgjedhjet nuk shtyhen dhe mund te behen pa opoziten! Tani e pranoi! Te kerkosh garanci per zgjedhjet kur droga mbizoteron mbi te ardhurat kombetare, kur policia nuk merret vesh me prokurorine per shkaterrimin e droges se konfiskuar, kur deputete te inkriminuar u futen ne kuvend nga Zoti Rama, nuk me duket aspak e egzagjeruar! Perkundrazi te lejosh Ramen ose kushdo qofte tjeter, te paguaj votuesit me leket dhe premtimet e drogaxhinjve perben krim kombetar! Problemet e renda te koheve te fundit ; droge pa fund, vrasje ne radhet e policise, etj. treguan se Policia e Rames ka dy dege, nje per te gjobitur popullin dhe mbajtur rregullin publik, dhe tjetren per te kontrolluar drogen dhe pislliqet! Vetingu duhet te kishte filluar edhe per funksionaret e Rames, sepse nuk e pengoi Vetingu, qe Rama te kontrollonte nepunesit dhe policine e Tahirit ! SHKURT SHTET LIGJOR. KU NEPUNESIT ET PUNOJNE PER SHTETIN JO PER SHEFAT. Format dhe besimi ne popull i Partise demokratike jane te diskutueshme, sidoqofte kerkesa per zgjedhje te pavarura nga Rama, Droga, Policia e Tahirit, perben nje kondite te domosdoshem per Shqiperine moderne dhe duhet te plotesohet pa asnje kusht. Tre apo kater persona, quajini lider po deshet, cilet do qofshin, nuk mund te marrin peng nje komb te tere !

    koo26/04/2017 08:15

    O ilir po nuk je iii Lire po shko more plere e rilindjes se droges mos llomotit duke perqeshur o gruqime e motershkerdhyer O pederast i drogume.

    Krist25/04/2017 15:07

    Iliro,sa qesharake eshte kur qeshin edhe te perlqeshurit.Qesh,qesh se lirohesh,por e keqja eshte se ty nuk te lejojne as te lerohesh,pamvaresisht se sa qesh.Torollak njeri......

    Iliri25/04/2017 09:55

    Hahaha

    Shto koment

    Denonco