VIDEO/ Bumçi: Rama të dëgjojë zërin e revoltës popullore ose do të përballet me përshkallëzim të saj

VIDEO/ Bumçi: Rama të dëgjojë zërin e revoltës popullore ose do të përballet me përshkallëzim të saj

23:35, 24/04/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi sonte ka deklaruar se nëse qeveria nuk e vë re protestën e opozitës dhe këtë revoltë masive popullore, atëherë do të përballet me një përshkallëzim të saj në ditët në vazhdim.

Bumçi tregoi se opozita do të vazhdojë me këto mjete, do t’i përshkallëzojë ato dhe mbi të gjitha do të jetë një protestë paqësore, por të vendosur për të shkuar deri në fund.

Ai theksoi se protesta është e vetmja mënyrë se si Edi Rama mund të dëgjojë.

“Qytetarët kanë parë një nga protestat më të mëdha të organizuar me 18 shkurt, një rezistencë 65 ditore, e cila është një e drejtë demokratike”, tha Bumçi në emisionin “Opinion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco