Hahn reagon për ‘nacionalistin’ Rama: Gabon me këto lloj presionesh

Hahn reagon për ‘nacionalistin’ Rama: Gabon me këto lloj presionesh

15:19, 24/04/2017
A+ Aa A-

Bashkimi Europian duket se është vërtet i shqetësua për deklaratat e fundit nacionaliste të Edi Ramës, për një bashkim të mundshëm të dy shteteve shqiptare.

Përveç zyrtarëve më të lartë të BE-së ka reaguar edhe komisioneri Johannes Hahn, menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

 "Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktive dhe të papranueshme", deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të forta kërcënuese të kryeministrit shqiptar, në një intervistë për “Politico”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave të Ramës, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është bashkuar të njëjtës retorikë që ka ngjallur shqetësim në Bruksel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber24/04/2017 21:58

Nuk eshte e thene se meqe e thote Rama, cdo gje qe thote ai "eshte e keqe". Kur eshte puna per interes kombetar, nuk ka pse ti behet jehone deklaratave te BE, e cila eshte nje Bashkim Politik, i njejte ose me keq se ish Bashkimi Sovietik, ose gazetave greke. BE eshte nje kercenim serioz per te ardhmen e kombeve te Europes. Nepermjet dergimit te sovranitetit ne Bruksel, te komisioneret e tipit Mogherini (ish anetare e Rinise Komuniste) apo Barrosos (ish Komisioner e ish Maoist ne rinine e vet), e qe u shperblye me pune si ekzekutiv i larte i Goldman & Sach per politikat ne sherbim te shumekombesheve e oligargise financiare boterore. Rama dhe te gjithe politikanet Shqiptare jane te shitur te globalistet. Te gjithe na hedhin hi syve se "do bashkohemi ne BE me Kosoven" kur ne fakt BE eshte organizmi kombshkaterrues. Europa qe ne idealizonim ne fillim te viteve 1990, ishte Europe e kombeve te lira, e qeveri demokratike sovrane, me identitet kombetar e vlera te vecanta per cdo komb, ne nuk kishim parasysh te bashkohemi me Europen ne formen e Bashkimit Sovietik, me baze teorine e "Sovranitetit te Kufizuar". Ajo qe ne duhet te bejme eshte te perqendrohemi ne Bashkimin Kombetar, duke filluar me bashkim doganor, ekonomik, arsimor, unifikim te legjislacionit e deri pastaj unifikimin e policise e ushtrise, me pak fjale bashkim ne te gjitha elementet qe nje shtet ka te perbashket. Nuk ka qellim me te larte e me fisnik se nacionalizmi i vertete. Te duash e cmosh vendin tend, traditat e doket tona, vlerat njerezore e historike te vendit tend, njerezit e tu, e te vesh interesat e tyre para gjithckaje tjeter, te mendosh e veprosh pa pushim per idealin me te larte kombetar, bashkimin kombetar, duhet te jete udherrefyesi per te gjithe ata qe i thone vetes Shqiptar. Ata qe veprojne ndryshe jane vegla te te tjereve, te shitur ose injorante qe nuk kane haber se cbehet ne dynja.

medlind24/04/2017 16:15

Nuk ka bere presion, ka shprehur nje realitet. Jetojme kohen e te kundertave! te miren i thuhet e keqe, te drejtes mashtrim, arsyes presion!!!

Lali24/04/2017 16:02

Po ato dy sharrabajkat qe nuk lene rast pa dale para mikrofonit ku jane? Mogherini dhe kocijancic sqenkan pagujt kete rradhe per ndonje konference ne mbeshtetje te pinxho kapelles.

Qytetari i merzitur24/04/2017 15:24

SPECIALISTET SOCIALISTE PO KAPEN PAS NACIONALIZMIT KJO DO TE THOTE SE U KA ARDHE FUNDI

Shto koment

Denonco