Basha: Protesta nesër do jetë paqësore. Drejtuesit e shtetit do t’i monitorojmë. Top-Channel e bëri baltë fare

Basha: Protesta nesër do jetë paqësore. Drejtuesit e shtetit do t’i monitorojmë. Top-Channel e bëri baltë fare

18:27, 23/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka këmbëngulur se protesta e nesërme e opozitës me bllokimin e transportit për 1 orë do të jetë e paqësore dhe pa dhunë.

Duke folur nga çadra e lirisë, Basha paralajmëroi drejtuesit e policisë se do të jenë nën monitorim nëse tentojnë që të bllokojnë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

“Kështu do të jetë dhe nesër. Protestë paqësore dhe madhështore. Drejtuesit e kupolës së shtetit do të vëzhgohen nga toka dhe nga ajri. E paprecedent keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama. Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme me një polici të nënshtruar. Nesër bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00. Të gjithë bashkë. Artistë, sportistë, gazetarë, të rinj e të reja do të jenë aty me ne”, u shpreh Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës sulmoi sërish Top-Channel për lajme të rreme në lidhje me deklaratën e policisë se nuk i ka dhënë leje opozitës për të protestuar.

“E kemi Top-Channel këtu? Cila është kamera e Top-Channel? Po dy herë në ditë fake news. E bëre baltë fare. Nuk jep leje policia për grumbullime paqësore. Ligji kërkon vetëm të njoftohet. Njoftohet dhe është njoftuar. Ndaj hiqe si fake news, po ta falim dhe po ta konsiderojmë injorancë”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

naivi !!!!!!24/04/2017 09:54

Lekes : Pse deri dje ku ishte shitur tv Klani ?!

xhaja nga Kavaja .24/04/2017 09:51

knej ka nahija jeme ka ca çuna qe rrin tan diten tu pi raki e veç tu bo zhurm ,zdin gja tjeter veç rroft Sala ,rroft Zeni ,rr çuni Zenit,nipi zenit e me rradhe ! Ju thot xhaja avash bre çuna se akom skan le kta nipa e mbesa qe uroni ju,po ahaa ,ata zdun me dite,veç pine e urojne ! Jena Demokrat thone ! Ishalla nuk nisen me zan rrugen se keshtu tap si jane ka me i shtyp noj makin ose do i zej gjumi ne ndonje kanal .

blanc23/04/2017 23:30

Vrima ne uje neser pd

Leka 23/04/2017 20:40

Pse ka akoma shqiptar që ndjek Tch Apo klantv që tanimë u shit tek ramua. Rrofshin dy tre gazeta (Syri apo edhe citynews) që deri sot nuk bëjnë as megafonin e ,,ripjelljes" së ramës as të partive tjera.

Ajola Masturbatorja23/04/2017 20:02

Pirdh ti Xixo pirdh bashkë me ripjerdhjen e Tahir drogaxhiut dhe Veliaj të tredhurit

Xoxo23/04/2017 18:26

Pirdh Lyl pirdh

Shto koment

Denonco