FOTO/ Vihet nën hetim drejtori i Albpetrol, Endri Puka

FOTO/ Vihet nën hetim drejtori i Albpetrol, Endri Puka

15:24, 23/04/2017
A+ Aa A-

Drejtori i kompanisë publike Albpetrol Endri Puka është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.  

Puka është paraqitur në prokurori më datën 19 Prill, ndërsa prokurori i çështjes i ka komunikuar zyrtarisht veprën për të cilën dyshohet ai: Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës.

Puka nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara prokurorit, ai është përgjigjur vetëm me një fjali: “Unë nuk e pranoj akuzën dhe do të jap sqarimet përkatëse në një kohë të dytë në prani të avokatit tim”.

Image

Ky hetim i nisur nga prokuroria lidhet me ngjarjet e raportuara në Hashtag.al, ku kompania Albpetrol dhe koncensionari ‘Phoenix’ po përplasen, ndërsa ‘Albpetrol-i’ ka zhvatur puset e koncensionarit në mënyrë arbitrare, duke neglizhuar kërkesën e AKBN-së dhe të ministrit të Financave.

Hetimet sapo kanë nisur dhe burime nga organi i thanë Hashtag.al se verifikime po kryhen edhe ndaj veprimtarisë së ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me këtë çështje. Hetimet mund të vendosin dhe ministrin Gjiknuri përballë akuzës.

Drejtori i Albpetrolit Endri Puka, e ka justifikuar ndërhyrjen në puset e kompanisë private ‘Phoenix’ nëpërmjet një shkrese të ministrit Gjiknuri që e konsideronte të zhbërë marrëveshjen ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ‘Phoenix’.

Mirëpo prokurorët kanë konstatuar një problem, pasi marrëveshja është miratuar dhe legjitimuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ndaj dhe vetëm një vendim i Këshillit të Ministrave ose një vendim gjykate mund të zhbëjë këtë marrëveshje. / Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PUKIANI12/06/2017 19:41

DO KALOJE EDHE ENDRI PUKA PA ULAGUR ASHTU SIC KANE KALUAR TE GJITHE DREJTORAT E TJERE .. SEPSE ATA QE IVEWNE I KANE KRIJUAR IMUNITET TE PADISKUTUESHEM ... SA PER XHORXHIN TE ATIN E ERNDRI ,,LERENI REHAT NE BOTEN TJTER , SEPSE I PLASI ZEMRA NGA MARAZI QE I BIRI NUK JA VERSHELLENTE ..

Qibarja23/04/2017 18:27

Endri Puka eshte kusheriri i pare i Linda Rames, puna eshte me e ngaterrur se sa duket! Dosjet ne Shqiperi mbahen sektret, kulti sekretit e ka mesuar xhaxhi Enveri! Popull bagetia nuk mer vesh gje, ai eshte vetem per bar! Shendet!

Landi23/04/2017 16:21

Vendimet e Qeverise nuk Mund te kundershtohen ne gjykate, por vetem ne Gjykaten Kushtetuese. Ky Puka ka vjedhur pa mase nen bekimin e Koco Kokedhimes dhe Edi Rames. Tani qe keta te dy Jane prishur Rama kerkon ti kundervihet njerezve te Koces duke i bere presion direkt Kocos. Njesoj sic i beri bashkryetarit te maxhorances I.Metes me rastin DIA. Kjo eshte Rilindja jone...

Shto koment

Denonco