Basha: Abi Bank me para të dyshimta, paguan lobistët e Ramës në Europë

Basha: Abi Bank me para të dyshimta, paguan lobistët e Ramës në Europë

12:03, 23/04/2017
A+ Aa A-

Kreu i opozitës ka folur për “Abi Bank” nga çadra e protestës dhe figurat misterioze që fshihen pas saj.

“Ka një bankë Abi Bank. Ka zhage e zhage, banka ka për aksionerë dy investitorë privatizimi në Rusi në vitet ’90, që kanë regjistruar pronat në ishujt Kejmen, parajsa të pastrimit të parave”, tha Basha, i cili shpjegoi se në këto parajsa fiskale ligji ndalon të bëhen publike të dhëna mbi llogaritë bankare.

“Kush është në bordin e kësaj banke? Është bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Është edhe një farë Reizhe Shlauz, ish ministër federal gjerman, një ndër lobistët kryesorë të Ramës në Berlin”.

“Zhage, jo vetëm zhage, por bëhet edhe bankë. Interesat e një zhage bëhen një bankë, që se mban dot Taulanti në krahë. Zhaget e mëdha kanë nevojë për banka. Ku janë lekët e shqiptarëve? Në zhaget e bankave për të mbajtur në këmbe republikën e vjetër me çdo kusht e çdo çmim”, deklaroi kreu i PD-së duke shtuar: “Kaq sa kam folur mund të më hedhin në gjyq, por s’do ta bëjnë se kanë frikë se mos del ndonjë gjë tjetër”.

“Komploti ekonomik dhe fasada e komplotit që është Parlamenti, janë të tmerruara nga kjo lëvizje popullore dhe ajo që ju qytetaret keni vendosur: që nuk do ketë më zgjedhje moniste, por zgjedhje të standardeve europiane që do vijnë përmes qeverisë teknike”, tha Basha.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zhuli na mbuti24/04/2017 12:43

emrin e ka Rezzo Schlauz.... i korruptuar me nam: http://app.handelsblatt.com/my/unternehmen/handel-dienstleister/ex-gruenen-politiker-rezzo-schlauch-plante-milliardendeals-mit-teldafax/4652446.html?mwl=ok_ticket%3DST-1932995-ifZrPkm9PAfcDVueRCcZ-ap1&ticket=ST-1933005-6grGrxqUHJoSEz30vDFb-ap1

Adri24/04/2017 09:08

Kjo zhaga per te cilen flet Basha eshte Banka e krijuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit. Ajo qe financoi ndertimin e aeroportit te Rinasit etj. Nuk eshte krijuar kohet e fundit nga lobiste etj.. Schlauch (i partise se te gjelberve, e jo minister federal) ka qene ne bord qe atehere. Para ca kohesh banka u shit, e sic duket bordi nuk la ndryshuar

Vajmedet EDrama23/04/2017 13:27

Mafiozi ish-ministër gjerman dhe lobist i Edi Ramës për të cilin flet Luli është: Rezzo Schlauch – Zëvendës Kryetar i Këshillit Drejtues të ABI Bank, Konsull i Shqipërisë në Stuttgart, Burri i ish-Aktores shqiptare Ema Ndoja. Të gjitha akuzat e Bashës janë mëse të vërteta. Kërkoni në Google: Rezzo Schlauch, Mafia, Albania ... dhe do merrni vesh se kush është partneri i çiftit Rama-Linda Basha.

Ardian23/04/2017 12:26

Ai gjermani e ka emrin Renzo Schlauch, jo Reizhe Schlauz. Eshte bashkeshorti i zonjes Ema Ndoja. Familje spiunesh nga Shkodra.

Shto koment

Denonco