Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ambasadori Lu kundër Edi Ramës: Mos manipulo me idenë e bashkimit me Kosovën

Ambasadori Lu kundër Edi Ramës: Mos manipulo me idenë e bashkimit me Kosovën

13:28, 21/04/2017
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Shqipëri ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet,” tha Lu për BIRN.

Në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai dëshironte, por shtoi se nëse BE-ja dështonte të integronte Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

“E vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë frymë paqësore dhe bashkëpunuese… është të mbahet e hapur rruga e BE-së… Askush nuk do të donte të kthehej nga vetja dhe të kërkonte për bashkime më të vogla, të gjithë do të pëlqenin të bashkoheshin në unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, perspektivë, hapësirë, atëherë sigurisht unione të vogla mund të ndodhin,” tha Rama.

Më 19 prill deklarata e Ramës u pasua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”.

“E kam thënë edhe në vitin 2013 dhe e përsëris tani: nëse BE-ja i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që më vonë të integrohen në familjen europiane,” tha Thaçi.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa në Serbi, ku politikanët i dënuan ato si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Serbia ende pretendon se Kosova është pjesë e territorit të saj. Ish-provinca shpalli pavarësinë në 2008. Shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur këtë, por Serbia, Rusia, Kina dhe disa vende të tjera nuk e kanë përqafuar ende pavarësinë e vendit. /Birn/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti21/04/2017 22:30

Po ky kinezi mir qe i terheq veshin per brockulla qe thot per kosoven ed cari se per shqiperin nuk ndihet fare ky kinezi,sa pak na vlereson bota ne,ky esht i treti ambasador kinez qe dergon amerika ne shqiperi,pak nga pak po na len si ne koh te enverit,hani kokat shkurt se nuk beheni shtet ju jan duke na then, po kur shikojn ramen,veliajn,taulantin,spirllopallén,meten,doshin,frrokun e hajdut te tjer si kta dhe un po te isha hani kokat do thoja, vet i zgjidhni,ti mbani me shendet

Medlind21/04/2017 22:02

Edi Rama eshte Politikani me trim dhe me i drejteperdrejte ne raport per ceshtjen shqiptare me Nderkombetaret. nese flasim per Liri, Demokraci, dhe te Drejta universale njerezore Ai nuk trembet dhe as qe behet fjale te frikesohet kur eshte puna per te Deklarue me force dhe logjike te fresket per Problemin e Bashkimit Kombetar! Saliu dhe te gjithe para tij nuk kane guxuar kurre per ta kruajtur me Nderkombetaret dhe gjithmone kane heshtur dhe jane treguar INferior! Kjo eshte e vertete si drita e diellit§ Kjo nuk eshte Pak, o Njerez me mend ne koke! Kjo eshte avancim galopant qe populli shqiptar mbarekombetar duhet ta Vleresojne pa ngjyra partiake por Patriotike Edi Ramen.

mali21/04/2017 18:03

Ouuu doli lu-ja ! Po ku kishe humbur mo lu ? Humbe dhe ti neper tonelatat e hashashit !! Humbet te dy bashke me vlahurinerat !! Fillove prap ti kapesh nje nga nje majlinderat ! Po kush ja var majlinderave , kauza e opoziten eshte shume qarte dhe e mberthyer , agjencite e zbulimit te krimit qofte amerikane e qofte europiane e kane zberthyer dhe e kane mberthyer vet ! Thene nga keto agenci vendi eshte shnderruar ne vend te pare ne europe per prodhim trafikimi narkotikesh dhe pastrim parash te pista !!

rednex21/04/2017 15:22

Edhe Vuciç e Daciç u dilni ne krah vetem per te sulmuar Ramen...une e di qe keto jane deklarata boshe si nga Rama apo Thaçi sepse shtetet tona skane fuqi as politike as ushtarake te bejne nje gje te tille por e verteta eshte qe kjo eshte nje enderr per cdo shqipetar te vertete qe trojet tona te bashkohen nje dite ne nje shtet te vetem..

bec banuku21/04/2017 15:10

Nuk e bene dote Edi Rama kete bashkim,mbasi e dine fare mire qe spostohet drejte veriut qendra e gravitetit te Shqipeise

Shto koment

Denonco