VIDEO/ Basha: Oferta ime është të zgjedhim President nga populli!

VIDEO/ Basha: Oferta ime është të zgjedhim President nga populli!

12:32, 21/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sot ofertën e re politike dhe të vetmen për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës duke deklaruar shprehimisht: Ta zgjedhim Presidentin nga populli! 

Basha tha nga çadra e protestës:"Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidentit: “Ne i kemi votat, por hajdeni ta bëjmë me konsensus!” Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë! - ironizoi ai ftesën e mazhorancës. - Ne ç'do të bëjmë, do të blejmë ndonjë viç në treg?! Po i kujt është Presidenti?!

Është i Ilir Metës?!

Është i Edi Ramës?!

Është i Lul Bashës?!

Po i kujt është?!

Atëherë, oferta ime është kjo: Të zgjedhim President nga populli!

Hap i rëndësishëm në projektin e republikës së re është transferimi i pushtetit tek qytetarët. Ju e dini, ne e kemi diskutuar shumë herë bashkë në projektin kushtetues dhe institucional të republikës së re. Natyrisht, fokusi ynë është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme si hapi më i rëndësishëm, por meqë çështja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, meqë po kërkoni kontributin tonë, meqë po kërkoni përfshirjen tonë, për të demostruar seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për republikën e re, ju japim një dhe vetëm një ofertë për çështjen e Presidentit të Republikës:

Të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar!”- i shtroi propozimin, kryetari i Partisë Demokratike, krerëve të mazhorancës qeverisëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bolja21/04/2017 19:52

Rednex ha pershesh per kete pume je ti o injorant Kujtoni se flisni me nje injorant si Edvini keni perpara nje lider me te vertet evropian ky eshte Lul Basha. Edhe pak dhe ti dhe shume te tjere si ty qe dine te hane vetem pershesh do ta keni kryeminister te Republikes se Re

rednex21/04/2017 15:31

Ne 2016 ti dole kunder qe presidenti te zgjidhet nga populli..ti e ke humbur drejtimin zoteri eshte per te ardhur keq qe PD ka ngelur ne duart tua..as edhe nje prononcim te vetem ska tash 2-3 muaj psh..nga topalli bregu ristani etj elita e vjeter e PD..nuk ke mbeshtetje nga gjysma e PD

iliri 21/04/2017 12:45

Stafi nxirrni video ne faqe se sdel

cuf dabjoni21/04/2017 12:32

kë ??? noterin e qeverise, i cili pas votimit te 22 korrikut ka çelsat e kashtes ?!?!?! jini realist.

Shto koment

Denonco