Ministri Vasili: Të ashpërsohen ndjekjet penale për kriminelët, të ruhet sekreti hetimor

Ministri Vasili: Të ashpërsohen ndjekjet penale për kriminelët, të ruhet sekreti hetimor

11:40, 21/04/2017
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gjatë të cilit i dorëzoi në emër të Qeverisë Shqiptare rekomandimet prioritare qe? duhen ndjekur nga organi i ndjekjes penale pe?r vitin ne? vazhdim, ne? lufte?n kunde?r kriminalitetit.

Gjatë fjalës së tij në takim, Ministri Vasili ndërsa vlerësoi bashkëpuninim intensiv dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë e Përgjithshme, e vuri në dukje si një moment të veçantë zhvillimin e këtij takimi, për një problematikë që është drejtpërdrejt e lidhur me luftën kundër kriminalitetit.

“Pa asnjë hezitim mund ta përcaktoja si një bashkëpunim që ka qenë efektiv, i shpejtë dhe efikas. Theksoj i shpejtë dhe efikas, pasi shpejtësia ka qenë besoj dhe gjëja me e rëndësishme në komunikimin tonë, pasi dikur zvarritja e ndjekjes së çështjeve të caktuara penale dhe zvarritja në marrjen e informacioneve kanë qenë një kohë e fituar nga kundërshtarët e drejtësisë apo ata që janë në krahun e krimit të organizuar dhe jo në krahun tonë. Shpejtësia dhe konstruktiviteti në bashkëpunim ka qenë një anë pozitive dhe një risi që duhet të vazhdojë të ndiqet dhe pse jo të jetë një shembull në bashkëpunim ndërinstitucional shqiptar. Sigurisht, kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë nga prokuroria dhe nga të gjithë prokurorët, gjë që e evidenton dhe komunikimi i përditshëm për shumë çështje që lidhen në mënyrë të veçantë me mjaft element të botës së krimit, por edhe veprimtarinë kriminale në përgjithësi”, tha Vasili.

Duke u ndalur në rekomandimet e Qeverisë Shqiptare, Ministri Vasili tha se “këto rekomandime janë ndërtuar jo vetëm mbi analizën e dokumentave strategjikë që janë në fuqi, por dhe në mjaft raporte ndërkombëtare që janë bërë prezente.

Duke u ndalur tek lufta kundër krimit të organizuar, Vasili veçoi tre çështje të mëdha që lidhen me të, si pastrimi i parave, trafikimi i drogës, si dhe rritja e konfiskimit të pasurive të fituara në rrugë kriminale. Sipas tij këto mbeten tre pista ku kërkohet punë e shumëanshme, por njëkohësisht dhe një përgjigje e menjëhershme. 

Vasili u ndal më tej në problematikën tejet shqetësuese të trafikimit të lëndëve narkotike, duke theksuar se në këtë aspekt kërkohet dhe investimi i fortë i Qeverisë që duhet të jetë pa diskutim i pakursyer në forndet që vë në dispozicion, të metodave speciale të hetimit, ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore me agjencitë e tjera ligjzbatuese. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco