Halimi: I duhur, vendimi i Bashës për të refuzuar pazarin për drejtësinë

Halimi: I duhur, vendimi i Bashës për të refuzuar pazarin për drejtësinë

11:20, 21/04/2017
A+ Aa A-

"Lulzim Basha e refuzoi dje ofertën e Edi Ramës për të bërë pazar me drejtësinë e re. Oferta e Ramës tregon në dritë të diellit qëllimin se si e sheh ai dhe Rilindja, drejtësinë e re dhe Vetingun: Një pazar mes politikanësh. Pazar mes Ramës, Metës dhe Bashës."

Kështu shkruan sot, ish-ministri i Drejtësisë , deputeti i PD, Eduard Halimi në një postim në Fb.

"Një pazar, - vazhdon Halimi, - për të ndarë njerëzit e drejtësisë që do të bëjnë Vetingun, që do të kalojnë në karantinë gjyqtarë e prokurorë e do të emërojnë gjyqtarë ‎ e prokurorë "të pastër", që do të hetojnë e gjykojnë politikanët, ata vetë, ministrat, deputetet, drejtorët e tyre (!!!)

Pazari, që propozon Rama, e lë sërish në dorë të Kryeministrit të radhës, vendimin për Vetingun e njerëzve të drejtesisë (dy drejtorëve pranë Kryeministrit), pavarësisht si e ka emrin Kryeministri apo drejtorët pranë tij.

Pa as më të voglin dyshim nuk është kurrë kjo drejtësia e re që presin qytetarët! Nuk presin që Vetingun në shtator ta bëjë, as Basha kryeministër, as Rama dhe as Meta! Nuk presin që gjyqtarët e prokurorët t'i skanojë, selektojë e përzgjedhë as Basha, as Rama dhe as Meta dhe as drejtorët që emërojnë ata.

Qytetarët presin që Vetingun e gjyqtarëve ta bëjnë njerëz të pavarur, të aftë, të besueshëm, larg politik‎ës domosdoshmërisht.

Presin që Vetingu të jetë real, me standartet kushtetuese të 22 korrikut, larg selektivitetit, larg ndikimit politik, larg drejtorëve të kryeministrit të radhës.

Presin me të drejtë të ndajnë shapin nga sheqeri, të ndershmin nga i korruptuari, të kapurin nga i pavaruri, të aftin nga i paafti. Presin drejtësinë e re. Por ketë nuk duhet ta bëjë kurresesi politika.

Drejtësia e re nuk mund të jetë kurrë pazar mes politikanësh, qoftë ky Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta apo kushdo tjetër që do vijë në vitet e ardhshme. Ndaj gjykoj se vendimi i Bashës për të refuzuar ‎ofertën e Ramës është një vendim i duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco