Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Si po e kthejnë në `fake news` Edi Rama dhe mediat e tij, deklaratën e Departamentit të Shtetit për zgjedhjet

Si po e kthejnë në `fake news` Edi Rama dhe mediat e tij, deklaratën e Departamentit të Shtetit për zgjedhjet

11:00, 21/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka guxuar sërish sot paradite, të abuzojë hapur me  deklaratën e nënsekretarit të Shtetit për Çështjet Politike, i cili i ka thënë zyrtarisht ministrit të Jashtëm Ervin Bushati , që në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha partitë. Kjo deklaratë u certifikua edhe si një qëndrim edhe nga Departamenti i Shtetit. Por Rama duke shfrytëzuar rubrikën e tij në Facebook, “Kush gënjen”, e trajton këtë thirrje të qartë që i bëhet qeverisë që ai drejton dhe mazhorancës, si një “ultimatum” ndaj opozitës. Gjithë kësaj i parapriu një fushatë “fake news”, në mediat e tij.

Menjëherë pas zbardhjes së deklaratës së Departamentit të Shtetit media si “BallkanWeb” “Tema”, JavaNews” dhe të tjera që janë vënë hapur në shërbim të Ramës e trajtuan këtë deklaratë si një ultimatum dhe presion ndaj opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje pa kushte.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet e zeza mbi të bardhë; “Pas takimit (me ministrin e jashtëm Shqiptar) ambasadori Shannon ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Por kjo kërkesë që vërtetë është ultimative dhe e panegociushme për Departamentin e Shtetit, nuk i është bërë opozitës. Takimi nuk ka qenë mes Shannon dhe Lulzim Bashës, por mes numrit dy të diplomacisë amerikane me një përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë shqiptare. Pra ultimatumi që zgjedhjet në Shqipëri duhet të zhvillohen edhe me pjesëmarrjen e opozitës, i është bërë Edi Ramës.

Është pikërisht ky i fundit që nuk lë rast pa deklaruar se është i vendosur që të bëjë zgjedhje edhe pa opozitën, qëndrim ky krejtësisht i kundërt me deklarimin zyrtar të Departamentit të Shtetit. Nga ana tjetër opozita vazhdon të këmbëngul se nuk mund të ketë zgjedhje në 18 Qershor, pa pjesëmarrjen e saj dhe që ajo të marrë pjesë duhen garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Që të plotësohen këto kushte, është kërkuar një qeveri pa di Ramën dhe piramidën që kanabizoi vendin, një Kod i Ri Zgjedhor, numërim elektronik etj. Të gjitha këto duhet ti pranojë Rama nëse nuk ka ndërmend, që të tjetërsojë rezultatin. Vetëm në një garë të tillë pa rezultat të paracaktuar si në Dibër, mund të ketë zgjedhje me të gjitha forcat politike. Dhe për të gjitha këto, topi është në fushën e Ramës dhe jo të opozitës. Kjo është pikërisht ajo që kërkon zyrtari i lartë amerikan Shannon. Nuk ju drejtua opozitës, por qeverisë dhe mazhorancës Rama-Meta, nëpërmjet ministrit të tyre të Jashtëm.

“BallkanWeb” i pari dhe media të tjera pranë Ramës, janë duke luajtur pistë dhe abuzuar rrezikshëm me shtrembërimin e mesazhit të vërtetë, që ka kjo deklaratë. Guxim i çartur ky, kur mendon që nuk ndalen së kthyeri në “fakenews”, edhe deklaratat e Departamentit të Shtetit!

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

artur22/04/2017 00:25

Hiqini syzet e militantit dhe lexoni per se mbari jo per se prapthi.Te gjithe e paskan gabim dhe kane lloj lloj problemesh vetem ju thoni "te verteten".Ne fund do ngeleni vetem me familjet tuaja dhe nuk do ju ndjek asnje mbrapa.Me keto qe po beni edhe ata votues qe kishit do ti humbisni!

Vetting Rama21/04/2017 16:58

Media Note Office of the Spokesperson Washington, DC April 20, 2017 Ambassador Thomas A. Shannon, Under Secretary for Political Affairs, met today with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati to address common interests in our bilateral relationship and the region. The Under Secretary reaffirmed the close partnership between the United States and Albania, our strong support for Albania’s judicial reform efforts, and our shared commitment to democratic values, the rule of law, and respect for human rights. Ambassador Shannon also emphasized the importance of all political parties in Albania participating in the upcoming parliamentary elections. Pra sic shikohet edhe nga kjo deklarate per shtyp, ajo eshte aq e pergjitheshme sa te vjen aq keq qe State Department nuk ka kohe fare te merret me Ditmirin dhe Edvinin.

Vetting Rama21/04/2017 16:53

Genjeshtra eshte aq e madhe sa nuk ka vinc qe e mban apo ta ngreje. Ambasadori Shannon vetem zevendeson zv. Sekretaren e Departamentit te Shtetit te USA, ajo ka dhene doreheqje me kerkese te Thillerson, dhe do te veje ambasdore ne Singapor. Ambasadori Shannon vetem zevendeson per nje kohe te shkurter pasi edhe ai eshte ne ikje. Mos besoni por cojeni kauzen deri ne fund.

dikush21/04/2017 15:12

Nje gje eshte e kjarte, se jo me SHBA qe nuk ka asnje motiv te mbeshtese psikopatin Rama, por edhe socialisti gjerman Gabriel do te ndryshoje mendim. Nese ne Shqiperi do te zhvlillohen zgjedhje pa zgjedhje, pra pa opozite, keto zgjedhje do te jete parlamenti europian qe do ti quaj te parregulta e do te dale me kerkesesn e zgjedhjeve te reja. Nuk mund ti rikthehet Europa diktaturave nje partiake te para me shume se nje cerrek shekulli. Mblidhni nmendjen ju Iliret, bij te Enverit se koha juaj ka ikur.

Turkofagos21/04/2017 12:26

E di cfare me kujton ftesa e Rames per opoziten per te marre pjese ne nje pale zgjedhje ku ai ka bere gati thertoren per ta therur. Te cobanit qe kujton se Lul Basha eshte dele dhe do te shkoje me deshiren e vet per ta therur. Jo, sepse Lul Basha eshte dash me kembore dhe me zell per ta q... Edi Ramen edhe ate qe e ka pjelle.

Arber21/04/2017 11:56

Eshte fare e qarte. Nensekretari i DASH "theksoi rendesine qe ne zgjedhje te marrin pjese te gjitha partite", qe perkthehet per Ramen e Bushatin, "mos beni zgjedhje pa pjesemarrjen e partive te tjera". Nuk tha sic thote Balkanweb ne ton urdheror " PD duhet te marre pjese ne zgjedhje". Perkundrazi, kundershton zgjedhjet pa pjesemarrjen e opozites. Nejse do dali qarte pozicionimi i DASH nepermjet qendrimeve te Lu-se. Pavaresisht "qejfit" qe ka Lu-ja ti beje fresk Rames e Vllahutin, ska nga e luan bishtin.

iliri21/04/2017 11:32

Perse nuk keni asnje te re te fundit per takimin Donald Lu me Zonjen Bregu...te gjithe portalet po e publikojne..??

Maik21/04/2017 11:14

Balkanweb eshte kthyer ne portal pordhash!

Eugen 21/04/2017 11:14

Ju lutem beni nje krahesim fotosh te z bushati ne Washington pas mbledhjes dhe me ministrin gjerman Gabriel ne Tirane

iliri21/04/2017 11:14

dhe ju te syri.net jeni te vetmit qe e dini sakte...hahhaahh thellohuni pak ndoshta i therrisni mendjes!

Eugen21/04/2017 11:12

Ministri i jashtem z bushati Ne mos gaboj apo nese munden te them me thjeshtesi dhe pa tendenca se u duk pak i prishur ne mimike pas daljes nga mbledhja ne Washington

Shto koment

Denonco