SHBA - ultimatum qeverisë: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

SHBA - ultimatum qeverisë: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

08:49, 21/04/2017
A+ Aa A-

SHBA këmbëngul që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe të gjitha partive politike.

Kështu thotë nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike Thomas Shannon, i cili gjatë takimit ne Uashington me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Shannon dhe Bushati folën gjithashtu edhe për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe për mbështetjen amerikane për reformën e drejtësisë.

Njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit:

Nënsekretari për çështjet politike, Thomas Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta për marrëdhëniet bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari riafirmoi partneritetin e ngushtë midis SHBA dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për reformën në gjyqësor dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë e të gjithë partive politike në Shqipëri që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ajla22/04/2017 14:19

normale kjo gje,,pa opoziten dhe pa qeveri teknike nuk do kete kurre zgjedhje,,duam nje republik te re,,nuk mund te pranojm te jetojm akoma ne 97,,sepse kemi 4 vite qe zoti rama na ka ofruar 97 e kaluar 97!!

artur22/04/2017 00:15

Perse ofendoni intelektin e shqiptareve?Ata thone te marin pjese ne zgjedhje te gjithe dhe te votohet vetingu dhe ju e shtremberoni sipas qejfit.Nuk po bie shi,por po ju peshtyjne te gjithe!

markos21/04/2017 22:12

Burdes, saklamares!

rednex21/04/2017 15:44

Hahahahaha ju paska harruar Basha tu fus edhe juve ne listen e fake news mediave..bile tu vinte ne krye te listes..ketu ne rradhe te pare ska ultimatum per askend por thirrje per mos bojkotim te zgjedhjeve..dhe meqe ju po e quani "ultimatum" atehere ky eshte per Bashen se ai don ti bojkotoj zgjedhjet..

qim peka21/04/2017 10:40

O njesha, sikur e thote ndryshe SHBA apo e kuptoni si doni ju. Te pakten mos shtremberoni cthone te tjeret, me mire mos i percillni fare sesa genjeni. Vetem ultimatum nuk ka ketu, aq me teper pro opozites.

Juri21/04/2017 09:53

Nuk permend gje opoziten ketu

Tarrasi21/04/2017 09:10

E mori vesh Ramush Droga, car thot Amerika, se zgjedhje pa opoziten nuk ka , ta lepije gjith llumin qe volli tani ose ne te semes do te shkoje

Shto koment

Denonco