FOTO/ Konfirmohet akuza e Dules. Ja kush është zyrtari i BE-së, që u ofroi vjedhjen e votave të PD-së...

FOTO/ Konfirmohet akuza e Dules. Ja kush është zyrtari i BE-së, që u ofroi vjedhjen e votave të PD-së...

13:26, 12/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i një partie të vjetër parlamentare në vend, PBDNJ, Vangjel Dule dje dekonspiroi një fakt tronditës, që ka të bëjë me rolin e diplomatëve të huaj në vendin tonë. Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

“Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend, që përfaqëson rreth 600 mijë vota.”

Kjo ka qenë e nënkuptuar oferta tipike mafioze e këtij diplomati, emrin e të cilit sot po e zbulon SYRI.net.

Pavarësisht se Vangjel Dule u tregua i rezervuar në dhënien e emrit të diplomatit të rëndësishëm, meqenëse në këtë bisedë ka pasur edhe shumë dëshmitarë të tjerë, nuk ishte shumë e vështirë që të zbulohej edhe identiteti i këtij të huaji që ka organizuar këtë kërkesë dhe ofertë, që kërkon hapur deformimin sipas mënyrave mafioze të rregullave të lojës, në një demokraci.

Bëhet fjalë për “të famshmen” Romana Vlahutin, dora vetë ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë. Ambasadorja që tashmë nuk e fsheh se është në shërbim pa kushte të Edi Ramës, që po hetohet nga shefat e saj për një aferë korrupsioni për blerjen e një rezidence “sheikësh” në Tiranë.

Por cili ka qenë plani dhe çfarë ka ndodhur në këtë bisedë, që mund të quhet pa frikë një puç kundër parimeve demokratike të një Republike të Pavarur?

Vlahutin pasi ka thirrur “për ndihmë” në Tiranë Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.

Image

Pas retorikës së dalë boje tashmë, që duhet të futen në parlament, nuk është e drejtë qeveria teknike, duhet të futen në zgjedhje pavarësisht nga këmbëngulja e Bashës etj, etj, në fund ju ka lëshuar edhe “ofertën e madhe”, e njëjtë si dy pika uji që ka kaq ditë, që bën edhe Edi Rama;

Hyni në zgjedhje dhe merrni (vidhni) votat dhe mandatet e Partisë Demokratike…

SYRI.net ka mësuar se përgjigjja ka qenë një "Jo" e prerë, madje kryetari i Partisë Republikane ka replikuar ashpër me Eduard Auer, i cili pas kësaj tentative të dështuar ka kërkuar, që të paktën biseda të mbahet në kufijtë e konfidencialitetit.

Prapa gjithë kësaj maskarade që kalon kufijtë e zhvillimeve politike në vend, mësohet se qëndron ambasadorja Romana Vlahutin që po bën gjithçka edhe në kundërshtim të plotë me detyrat që ka për rolin e saj nga Brukseli për të shpëtuar Edi Ramën nga kjo situatë, ku e ka future veten pasi shndërroi vendin në fermën më gjigante në botë të drogës.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rednex13/04/2017 15:35

Kjo duhet ti jape popullit shume per te menduar...Edhe nderkombetaret po mundohen me cdo kusht ti largojne nga politika Berishen Bashen and Co...

Luani12/04/2017 20:06

Jashte..Jashte.. Plehrat dhe keto qelbsira qe po behen te pasur me fukarallekun e ketij populli. Jashte...

Alfredi 12/04/2017 18:33

Ne i besojme çdo genjeshtre. Kto jane shkruar nga Luli se ka kohe boll. Ai ne vend qe te rregjistrohej dhe te bente ate qe populli e ka zgjedhur te beje po mundohet ta çoje Shqiperine 20 vjet mbrapa dhe te rikrijoje 1997 ten. Kujdes zoterinj nga poshteresite e Lulit dhe kryesisht te Saliut.

Shqiptarja12/04/2017 17:19

Si gjithmone ambasadoret kroate ashtu si Marza Lino ne 97 edhe kjo Vllahutin kerkon te beje te njejten gje tani ne vitin 2017 qe Shqiperia mos te ece kurre perpara!

Tuli vlores12/04/2017 17:10

Shikoni ju o popull kur droga edi eskobari ka Ulur pantallonat tsk sorosianet zoti basha denoncoje ne be kete monster

Antibake12/04/2017 16:58

O Bake, pse eshte "fake news"?

Bake12/04/2017 16:26

Komplet "fake news" Ne ndonje vend tjeter do ta hanit rendshem me padi per shpifje..

Krist12/04/2017 14:34

Qeverija nuk vepron ne kete rast,se eshte vete autorja e ketyre nderyrjeve,por Gjylata e larte,apo vete Presidenti i Republikes,duhet ta shpalle kete floke kuqe,person te pa desheruar.

mario12/04/2017 14:26

kjo kurtizane i ka kaluar te gjithe kufijte e koorrupsionit te degjenerimit te pafytyresise .ta quash kurtizane kjo eshte nje fjale perkedhelese per te ,por ajo identifikohet me nje vrasese,kusare,e koruptuar deri ne palce.duhet te ngrihemi te gjithe ta ndjekim me shqelma bytheve kete putane.

Ardian12/04/2017 14:07

Hajde pra Nikolle Lesi te te shohim sa te vlen burreria! Llapaqen! Keta mafioze do ikin me bisht nder shale vetem saje qendrimit dinjitoz te Cadres se Lirise.

juli12/04/2017 14:06

Le ta flakin tani sic kishte premtuar Nikoll Lesi , kete kacuben e kuqe.

juri12/04/2017 13:57

kjo l,,,, duhet te qerohet nga shqipria ku dine ajo hallet e shqiptarve ajo ka halle te tjera..

Xxx12/04/2017 13:53

Ik o dule se ngele si kurvat. Nderron aleat cdo 6 muaj. Te ka ngelur thjesht te llapesh sepse edhe nese ndodh keshtu prap asnje vote e djathe nuk do shkoje per ty!!

koo12/04/2017 13:43

Zyrtaret e B.E. Nuk kane sy te shikojne e veshe te degjojne se çfare po ben Shoqja Romana Vlahutin çdo gje ne vetem per te perfituar e mbushur kontonumerat e bankes se Edvinit me Euro ose Dollare.Gjithashtu dhe SH.B.A. per Ambasadorin Lu te njejtin veprim po ben dhe ai.

Veriu12/04/2017 13:42

Ka pa than i madhi e i pa harruri at Gjergj Fishta Europ moj Kur... motit

krasasi tp12/04/2017 13:26

Te shpallet non grata.Te hetohet per lidhje te mundeshme korruptive dhe lidhje me grupe mafioze. Veting per zonjen.Sekuestrim te parave qe nuk i justifikon.Ja ketej ta filloj Vetingun BE.

roshi12/04/2017 13:24

Kesaj ti nxirret boja me çdo lloj menyre derisa te largohet vete.tani e vertetoi qe vilen e mori dhurate nga kryekarabullaku i qeverise.

Shto koment

Denonco