DOKUMENTET/ Ja blofi i policisë me ndalimin e Nar Kokës. Pse po hakmerret Rama?

DOKUMENTET/ Ja blofi i policisë me ndalimin e Nar Kokës. Pse po hakmerret Rama?

16:20, 31/03/2017
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shoqërimin e Nar Kokës në Policinë e Durrësit. Kjo e fundit pretendon se shoqërimi është bërë sepse makina me të cilën ai po lëvizte ishte pa dokumente.

Por kjo gjë është hedhur poshtë nga vetë vëllai i ministrit të Mjedisit, përfaqësuesit të LSI-së në qeveri.

Mësohet se policia ka ndryshuar version, për ndalimin dhe shoqërimin e Nar Kokës në ambientet e Policisë së Durrësit.

Fillimisht është thënë se se Koka ishte shoqëruar pasi makina ishte me xhama të zinjë, por vëllai i ministrit të Ramës dhe përfaqësues i LSI-së ka treguar lejen nga prokuroria për xhamat e zinj.

Pas kësaj policia ka ndryshuar argument duke thënë se makina ishte pa dokumentë. Por dhe ky pretendim është i pavërtetë pasi këto janë dokumentet e makinës.

Pyetja është se pse po bëhet kërcënues, agresiv dhe shantazhues Edi Rama ndaj personazheve të njohura te LSI?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    goni31/03/2017 18:14

    ....Nari kete [pune ka bere, hyre e dil nga policia.......sa po ja varni edhe ju....

    Shto koment

    Denonco