Berisha - Çilit për universitetin e tij: E ke kthyer në strofull të krimit shtetëror, do të kesh pasoja të rënda!

Berisha - Çilit për universitetin e tij: E ke kthyer në strofull të krimit shtetëror, do të kesh pasoja të rënda!

13:42, 30/03/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama "ka krijuar mafien e tij" dhe i drejtoi gishtin administratorit të një universiteti privat në Tiranë, Henri Çilit, se është kthyer në një Institut të Studimeve Marksiste  të Nexhmije Hoxhës, pasi ka shkelur ligjin e depolitizimit dhe e ka kthyer institucionin në strofkull të organeve të krimit shtetëror. 

Berisha nuk ia përmendi emrin Çilit, por e nënkuptoi dhe e etiketoi si 'sharlatan" .

Berisha u tha protestuesve: "Edi Rama ka krijuar mafien e tij. E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njerit privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit, po është një universitet i cili është bërë si Institui i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës. Ky është universiteti “Kristaq Rama”!

Tani unë dua t’i them Rektor-Presidentit të tij: Zotëri, liritë për të cilin keni luftuar të njohin të anëtarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin në kundërshtim me ligjet në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t'i tregojnë vendin këtij sharlatani, t'u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin kërcënojnë diplomat tuaja, për t'u berë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë.

Edi Rama edhe njëherë, të bëj thirrje, largohu! "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu30/03/2017 15:38

Hallalll ta beft zoti Doktor

Shto koment

Denonco