Berisha – Ramës: Fundi yt është burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke!

Berisha – Ramës: Fundi yt është burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke!

12:51, 30/03/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama po merrte pjesë sot në seancën parlamentare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD-së janë takuar me protestuesit në çadrën e protestës para Kryeministrisë.

Berisha, në fjalimin e tij deklaroi sot se kjo betejë e opozitës “është vendimtare. Është një betejë në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Edi Rama ta ketë të qartë se nëse vendosin këta qytetarë këtu, ky bulevard do të ketë qindra mijëra.

Merri këto ditë si ditë mëshire, - iu drejtua Berisha, Ramës përmes medieve. -  Se duhet ta kesh të qartë se fundi yt është ose burgu, ose fataliteti. Rrugë tjetër nuk ke.

Poshtërimi që i ke bërë Shqipërisë, dhunimi që i bëre zgjedhjeve të 2015-ës, janë të gjitha aktakuza e këtij populli ndaj teje. Ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje!

Ky revolucion dhe çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë ku e ka zhytur Shqipërinë, ky kryebandit,  kjo vello e zezë kanabisi.

Kolumbia kishte një qeveri që përballej çdo ditë me drogën, kurse këtu Eskobari është kryeministri i vendit. Atëherë çdo të bëjmë ne? Do të pranojmë të qeverisemi, të poshtërohemi nga një trafikant, apo do të ngrihemi si viganë në të drejtën tonë për të votuar si kombet e tjera?! Jam i bindur se shqiptarët do të zgjedhin këtë të dytën.

Në zgjedhjet e 2015-ës, komuniteti ndërkombëtar konstatoi se paratë e drogës blenë votën, se mediat u kontrolluan nga qeveria, se nuk u respektua asnjë nga ato standarde që u përcaktuan nga vota e lirë. Po sot ku jemi?

Iu bëj thirrje fermerëve shqiptarë, një thirrje vëllazërore:  A dëgjuar ndonjëherë ju nga ky kryebandit, fjalën ulli, vreshta, domate, arror?! Por ju dëgjoni çdo ditë nga mediat e tyre drogë, kanabis!

Ju bëj thirrje shqiptarëve të shtrojnë një pyetje: A deklaruan këta se kanë korrur 2 milionë e 500 mijë rrënjë kanabis?! A e nuk e raportoi këtë shifër DASH në raportin e tij? Po e e dini se çdo të thotë kjo shifër? Në minimum do të thotë 10 mijë ton kanabis!”

Berisha solli në vëmendje edhe bankën në të cilën është vendosur drejtuese, bashkëshortja e Kryeministrit dhe se përmes saj, synohet të pastrohen paratë e vjedhura nga shqiptarët. Por, tha ai, “ja ku po të themi se edhe prapa diellit të vesh, do të përgjigjesh për paratë e vjedhura.”

Ky është revolucion, - theksoi ish-kryeministri. - Revolucioni ka një mision: Votën e lirë dhe asgjë nuk mund të pengojë fitoren e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Protesta30/03/2017 15:01

Komunist berisha qe nxit revolucione kur do te pergjigjesh ti per parate e vjedhura

Shto koment

Denonco