Zbardhet takimi Meta-Kokëdhima/ Meta: E pamendueshme zgjedhje pa opozitën. Kokëdhima: Kjo sjell lufte

Zbardhet takimi Meta-Kokëdhima/ Meta: E pamendueshme zgjedhje pa opozitën. Kokëdhima: Kjo sjell lufte

16:55, 29/03/2017
A+ Aa A-

Kryetari i LSI-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me themeluesin dhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima.

Gjatë takimit që zgjati 45 minuta u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamentit.

Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. LSI-ja është regjistuar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, por ka deklaruar zyrtarisht se është e pamendueshme që në vitin 2017 të ketë zgjedhje pa opozitën.

Ndërsa kreu i lëvizjes ZGJIDHJA brenda PS, Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën.

Që kur nisi kriza politike me protestën e opozitës në “çadrën e lirisë” në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, Kokëdhima ka takuar disa krerë partish, si atë të PAA-së, Agron Duka apo atë të PSD-së, Skënder Gjinushi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth situatës politike dhe kapërcimit të krizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco