Çfarë po ndodh brenda së majtës? Kokëdhima sapo ka dalë nga zyra e Metës pas një takimi kokë më kokë

Çfarë po ndodh brenda së majtës? Kokëdhima sapo ka dalë nga zyra e Metës pas një takimi kokë më kokë

14:19, 29/03/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që opozita vazhdon të qëndrojë stoike dhe e unifikuar në qëndrimet e saj, brenda kampit të majtë duket se ka zhvillime dhe “intriga” që zhvillohen me shpejtësi, orë pas ore.

Paralelisht me Edi Ramën që duket se nën rrogoz po fut në lojë Ben Blushin “armik”, një tjetër ish-mik i tij po lëviz fortë edhe në bazë edhe nëpër kancelaritë e të majtës, që vetëm në letra mund të quhet e bashkuar. Kështu vetëm pak minuta më parë, kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” është parë të dalë i buzëqeshur “vesh më vesh” nga zyra e kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Pavarësisht se nuk ka ende informacion se çfarë ka biseduar aleati strategjik i Ramës me drejtuesin e një lëvizje që po rritet frikshëm në bazën e PS-së, loja është hapur tashmë për të gjithë aktorët brenda së majtës.

Nuk duhet harruar fakti se katër vite më parë, Kokëdhima në atë kohë edhe në rolin e gurusë së Ramës, ishte një nga protagonistët e bashkimit të tyre me marrëveshjen e 1 Prillit në Shkodër.

Por sot situata ka ndryshuar dhe Kokëdhima i flakur nga sekti i Rilindjes së Ramës, po lufton fortë me të gjitha mundësitë për të rrëzuar lidershipin që sipas tij ka uzurpuar PS-në e vërtetë. Cili është roli i Ilir Metës në gjithë këtë histori? Ka qenë ky i fundit që po josh dhe afron Kokëdhimën për ti dërguar sinjale dhe mesazhe Ramës, apo e kundërta?

 Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi dhe shumë shpejt turbullira që ka pushtuar kampin e majtë, do të kthjellohet.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi 30/03/2017 10:08

O Krasi, di te shkruash a s'di te shkruash a derebarrdhe ? Po cushtri me 25 mije ka ki ? Mbase ato I ka rrenje Jo njerez, se 25 mije nuk ka Edvin Kristaqi jo Koco Koka !

skenari me prishjen e koalicionit29/03/2017 17:23

skenari me dhe pa kokedhimat e kokedhjeret eshte ky: meqe konfigurimit banditesk te deri skenarit te deritanishem i ka dale boja duhet nje farse e re : ps dhe lsi prishin koalicioni?....bie qeveria sepse nuk merr votbesimin .......basha hyn ne bisedime per qeveri teknike.....formohet.dhe shtyhen zgjedhjet.....nuk behet aleance parazgjedhore lsi+ps...por marreveshja egziston,kjo eshte sa per farse.perfundimi pd ne minorance ps merr me shume vota dhe lsi ofrohet perseri me sherbimet kurverore.pra e gjitha eshte nje farse politike dhe mediatike.pereseri shqiptareve ju humbet si gjithmone koha,paraja ,morali dhe shpresa per nje ndryshim.mjere kush jeton ne shqiperi.

Qytetar29/03/2017 16:47

Nje Mut jane te dy nga nje vrime kane dale dhe ajo vrime eshte PPSH .Si P dhe LSI.

Yp xhixhi 29/03/2017 16:46

Back mungojne Bashkimet Profesionale,Bashkimi I Grave,dhe Bashkimi i Rinise.Per kete te fundit e ka fajin Fatmir Xhafa

Aldo29/03/2017 16:31

Ua thom une mo! Qelbesirat do te ribashkohen ne koalicion si perpara 4 vitesh me 1Prill. Ne vend te Tadic per te pergezuar "Aleancen e Qelbesirave" do jete Vucic i pranishem ne 1Prillin e ri. Opozita si gjithmone ne autobuz,.....me falni ne cader.

krasasi tp29/03/2017 15:01

Ky 2k me siguri eshte 'grindur" keq me z.Rama.Njeriu qe ka nje ushtri prej 25 mije vetesh deri me sot sic thote, do ti "imponoj"PS qe disa perfaqesues te "zgjidhjes" ti vendos ne listat fituese ne qarqe kryesisht ne jug te vendit.Me kete kontigjent deputetesh,po le te kuptoj qe une mund ti ve ne dispozicion te LSI ne nje koalicion te mundshem.Ne nje konfigurim tjeter te dale nga zgjedhje te lira, 2k do imponoj dhe do kerkoj 2 ministri.Kur e nxjerr oligarkun nga dera, ai te futet nga dritarja.Kontribon dhe financon ne shkaterrimin e PS dhe del pastaj ta rinovoj.

Shto koment

Denonco