ZYRTARE/ LSI nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës

ZYRTARE/ LSI nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës

13:52, 29/03/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.

Burime te besuara pranë LSI tregojnë për “Koha Jone” se në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, forca politike  LSI  me datë 7 maj nuk ka pranuar të regjistrohet në KQZ dhe as ka ndërmend të marrë pjesë në fushatë me asnjë parti politike.

LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Roshit në zgjedhjet e fundit për shkak të paralajmërimeve ndërkombëtare, ndërsa kandidatja e tanishme është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Duhet theksuar se ka qenë pikërisht ambasadori amerikan Donald Lu që foli publikisht që Elvis Roshin të mos kandidohej nga PS dhe Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kavaja29/03/2017 14:14

dhe pastaj? Me siguri loje e dyfishte si gjithmone i Metes ne bashkepunim me Ramen pasi ne te vertete as i intereson Kavaja, ndersa ne zgjedhje te pergjithshme u regjistrua.

Shto koment

Denonco