Qeveria liron nga detyra Prefektin e Fierit, Bushaj do të bëhet deputet

Qeveria liron nga detyra Prefektin e Fierit, Bushaj do të bëhet deputet

13:13, 29/03/2017
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka liruar sot nga detyra prefektin e  Qarkut të Fierit, Xhevit Bushajn, i cili do të marrë mandatin e deputetit.

Bushaj do të zëvendësojë deputetin e tërhequr të PS-së në Fier Ervin Koçin, që do të marrë postin e Drejtorit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Më 27 mars, Koçi njoftoi se "tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional."

Sot, KQZ-ja pritet të mblidhet për të zëvendësuar deputetin e larguar të Fierit me një tjetër të listës dhe konkretisht, me Xhevit Bushajn.

Në relacionin e KQZ-së thuhet:

"Mandati i ndërprerë duhet t’i kalojë kandidatit vijues të listës së Partisë Socialiste të Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Fier. KQZ me vendimin nr.337, datë 11.05.2013 “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2013”, ka miratuar listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë për 12 zonat zgjedhore. Sipas listës shumemërore të Partisë Socialiste e Shqipërisë për Qarkun Fier kandidati i rradhës është kandidati me numër rendor 12 (dymbëdhjetë) z.Xhevit Qemal Bushaj.

Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm rezulton se personit t? cilit do t’i kalojë mandati si deputet për në Kuvendin e Shqip?ris? nga lista shumëemërore p?r t? plot?suar vendin vakant  t? krijuar nga ndërprerja e mandatit të z. Ervin Agim Koçi është  z.Xhevit Qemal Bushaj, i cili renditet përkatësisht me numër rendor 12 (dymbëdhjetë).

Z.Xhevit Qemal Bushaj se ka qenë në detyrën e Prefektit të qarkut Fier, nga e cila ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Referuar nenit 63 pika 3 dhe pika 4 germa e, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre për zgjedhjet në Kuvend dhe për organet e qeverisjes vendore.

Me dorëheqjen nga detyra e prefektit përpara zgjedhjës Z. Xhevit Bushaj plotëson kushtet e parashikuara nga neni 63 i Kodit Zgjedhor për tu zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipëris.

Referuar nenit 11 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vetëdeklarimi dhe verifikimi i kushteve të të dhënave në përputhje me këtë ligj, kryhet për çdo kandidat të listës shumëemërore për zgjedhjet pararendëse, për Kuvendin, të cilit i takon të marrë mandatin e deputetit për vendin vakantë, sipas Kodit Zgjedhor.

Xhevit Qemal Bushaj, referuar nenit 3, nenit 5, pika 4, gërma dh) duke qenë në funksionin e Prefëktit të Qarkut Fier ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kryeministri siorgani përgjegjës për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksionin publike, që ka patur në momentin e depozitimit të formularit.

KQZ,me shkresën nr.1859 prot, datë 27.03.2017 i kërkoiKryeministrisë, si organi përgjegjës për regjistrimin, administrimin si dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit,kopje të formularit të vetëdeklarimit dhe informacionin në lidhje me rezultatet e verifikimit për kandidatin për deputet në listënshumëemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Fier z. Xhevit Qemal Bushaj.

Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të Z.Xhevit Qemal Bushaj, rezulton se, nuk është deklaruar asnjë e dhënë që ka të bëjë me kushtet e ndalimit të zgjedhjes në funksionin e deputetit, sipas ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Sipas informacionit të ardhur nga Kryeministria, në KQZ, rezulton se z.Xhevit Qemal Bushaj kandidat për deputet në listën shumëemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Fier, është i padënuar nga gjykatat Shqiptare.

Për sa më sipër, mandat i ndërprerë i përket kandidadit të radhës, pas z.Ervin Agim Koçi, i renditur me numër rendor 12 (dymbëdhjetë) në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Fier, z.Xhevit Qemal Bushaj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco