VIDEO/ Kryemadhi paralajmëron shtyrjen e zgjedhjeve: Pa opozitën, nuk ka demokraci

VIDEO/ Kryemadhi paralajmëron shtyrjen e zgjedhjeve: Pa opozitën, nuk ka demokraci

11:12, 29/03/2017
A+ Aa A-

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi paralajmëroi sot shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Ajo la të kuptohet se s’mund të ketë zgjedhje nëse Partia Demokratike vendos të mos garojë më 18 qershor.

Në një bashkëbisedim me gazetarë në emisionin “Vila 24” në “News 24”, Kryemadhi tha se po s’hyri opozita në zgjedhje, s’ka më demokraci

Kryemadhi: Uroj të mos shtyhen zgjedhjet…

Androniki Kokla: Pse mund të shtyhen?

Kryemadhi: Po s’është normale… Po s’hyri opozita në zgjedhje, s’ka më demokraci.

“Ministrat duhet t’i kenë politikat në funksion të njerëzve”, tha Kryemadhi e më tej ajo shtoi: Mund të jesh kryeministër dhe të jesh më i urryeri…

Ne jemi i vetmi vend në Europë që kur ka situatë zgjedhjesh i rritet GDP-ja, gjithë bota ka të kundërtën. /GSH.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco