Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Paris, nënshkruhet partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Francës

Paris, nënshkruhet partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Francës

18:36, 28/03/2017
A+ Aa A-

Franca dhe Shqipëria kanë nënshkruar partneritetin strategjik dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Partneriteti u nënshkrua nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrat francezë Fekl, Desir dhe Todeschini. Bushati dhe Kryeministri Edi Rama zhvillojnë vizitë zyrtare në Francë, ku u pritën nga Kryeministri francez Bernard Cazeneueve.

Kryeministri Cazeneuve vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përpjekjet e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e trefishtë të zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë të nevojshme për të rritur besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, si dhe impaktin e saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi. Pala franceze nënvizoi gjithashtu rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco