Fatmir Mediu: Opozita mbështetje maksimale nga Uashingtoni për zgjedhje të lira

Fatmir Mediu: Opozita mbështetje maksimale nga Uashingtoni për zgjedhje të lira

22:01, 27/03/2017
A+ Aa A-

Manipulim të opinionit publik nga mediat e kapura nga qeveria, i ka cilësuar kryetari i PR Fatmir Mediu lajmet se SHBA dhe partia e Kancelares Merkel janë kundër protestës dhe bojkotit të parlamentit nga opozita.

Në një status në Facebook, Mediu shkruan se ambasada amerikane dhe ish-zyrtari gjerman i partisë CDU theksojnë problemin e blerjes së votave, situatës së krimit dhe trafikut të drogës, ndërsa mediat pranë qeverisë kanë interpretuar atë pjesë të lajmit sipas interesit.

Kryetari i republikanëve ka theksuar se opozita dhe kryetari i saj Lulzim Basha ka marrë mbështetje maksimale në SHBA edhe gjatë vizitës së fundit që pati në Uashington ku u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Statusi i kryetarit të PR Fatmir Mediu:

Të dashur miq!
Rama dhe mediat e kontrrolluara prej tij vazhdojne luften per manipulimin e opinionit publik per levizjen e opozites dhe shqiptareve per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Me shume se 1 milion e gjysem shqiptare jane larguar nga Shqiperia jo nga qejfi por nga halli. Mbi 80% e shqiptareve jane te bindur se zgjedhjet ne Shqiperi do manipulohen.
Te gjithe jane te pasigurte per jeten e tyre dhe ekonomine e tyre familjare.
Qendrimi i Ambasades Amerikane apo i mikut tone ish Ministrit te Mbrojtjes, kolegut Z JUNG ne emer te Bundestagut, senatoreve Amerikane, apo kongresmeneve, kane ngritur shqetesimin per ceshtje te situates se rende te krimit, trafiqeve, parave te krimit dhe blerjes se zgjedhjeve, probleme te papranueshme per nje vend anetar te NATOS, por media prane qeverise nuk merret me thelbin e problemit, lexon apo amplifikon ate qe i intereson, flet per bojkot apo ceshtje te tjera.
Opozita ka marre mbeshtetjen maksimale ne Washington per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Senat, Kongres dhe se fundi nga Administrata e Trump kjo nuk ka diskutim. Ne nuk do ndalemi per te treguar te verteten dhe ndertojme me te miren per shqiptaret

Te gjithe theksojne problemet zgjedhore, blerjen e votes, krimin e organizuar, trafikun e droges ne Shqiperi. Cfare duhet te presim te thone me?
Padyshim si BE dhe SHBA, jane per nje parlament normal, pa bojkot, jane per mirkuptim politik per reforma te rendesishme, por me ke?? Me mazhorancen qe ka perjashtuar cdo mardhenie me opoziten dhe tashme me keto zgjedhje do te bojkotoje shqiptaret dhe me tej te bojkotoje Europen.
Shqiptaret duhet te garantojne zgjedhje te lira dhe te ndershme, lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve, nuk ka mik te Shqiperise ne Ëashington, Berlin apo Bruksel dhe kudo ne Europe qe te jene kunder.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco