Ambasadori i OSBE: Problemi i kanabisit nuk është zgjidhur, vazhdimisht po kapet drogë

Ambasadori i OSBE: Problemi i kanabisit nuk është zgjidhur, vazhdimisht po kapet drogë

18:32, 27/03/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka folur për protestën e opozitës, paralajmërimin për bojkot dhe fenomenin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Në një intervistë për “Albania Daily News” në kuadër të 20-vjetorit të OBSE në vendin tonë, Borchardt ka vlerësuar diskutimet që bëhen për të luftuar mbjelljen e kanabis sativës.

Megjithëse ka vlerësuar punën e qeverisë në luftën kundër këtij fenomeni negativ, ambasadori i OSBE thotë se problemi nuk është zgjidhur ende dhe kjo duket nga sasitë e mëdha të drogës që kapen pothuajse përditë.

“Ajo që ka ndryshuar sot është që politika dhe shoqëria diskutojnë për kanabisin, dhe që nga viti 2014, policia po e lufton në mënyrë shumë më intensive. Ky është një zhvillim pozitiv. Plantacionet e Lazaratit u shkatërruan në vitin 2014. Vitin e kaluar policia shkatërroi 2,5 milionë bimë kanabis. Ky është sukses – këto bimë do të kishin prodhuar sasi tejet të mëdha marijuane. Por kapjet e vazhdueshme të marijuanës dhe hashashit tregojnë që problemi nuk është zgjidhur. Qeveria ka hartuar një plan veprimi për të luftuar kanabisin, Prezenca e OSBE-së ishte e ftuar për të kontribuuar në këtë plan dhe e dha kontributin e saj. Ne e nxitim qeverinë që të zbatojë këtë plan veprimi me energji”, u shpreh ambasadori i OSBE.

Sa i përket zgjedhjeve, Borchardt deklaroi se opozita nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet, por të gjitha palët politike të bisedojnë dhe të bien dakord për të përmirësuar Kodin Zgjedhor.

“Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor – atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht”, tha Bernd Borchardt. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

THONI28/03/2017 03:16

Po ju e keni levduar embajtur iso ketyre rilindasve rinore me histori komuniste. E dinit se si u mbush vendi me kanabis, e dinit se nga shkonte e per ke shkonte. Keto ne si popull i dinim por kokes se c;mendur teKM nuk i egzistonte. Reago opozita por injoranti.banditi. drogmeni as ka dash e nuk do tia dije, se paraja po i ze frymen e shpirtin. Shpiferia e tije po mer fun. Kuldedra po jep shpirt.

THONI28/03/2017 03:15

Vana27/03/2017 21:00

Kualiciini I qelbesirave, mire e tha kur I beri thirrje me 2013ten Ku kualicin prodhoi kete administrate, shendrroji trupat diplomatike ne mbrojtes te qelbesirave dhe e dini pse? Sepse droga I paguan me shume se paguhen nga keto misione Nje deshtim I plote I nderkobetareve.

ambasador27/03/2017 20:37

FUCK UP ambasador ! Pyete pak paraardhesin tend per 200 milioneshin e rames,pastaj fol per punen e mire te kesaj qeverie

laduti27/03/2017 20:21

Ne kete hale bote gjen gjera nga me te cuditeshmet. Te jesh gjerman dhe te mbeshtesesh te majten kriminale eshte absurde. Eshte nje dore e zeze qe na con peshqesh ambasadore te tille per te frenuar ecjen tone perpara

drita27/03/2017 20:07

Kush e solli drogen ne mase,pse nuk paten drita radaret,pse na vizituan avione,private,pse jugun e Shqiperise e vizituan shume nga jugu i Italise ,pse ata qe po ndertojne te zona arkeologjike ne Durres falen te padrinot ne Milano,pse deshen me cdo kusht te kalonte ligji i plehrave,pse vidhen bankat etj etj pse pa fund tash 4 vjet.Nga erdhen e ku shkuan paisjet e pergjimit,pse neper pallate ka antena te kompanive celulare,pse u gjadheruan kazinote e pse e pse ? Pse kemi hadhet tona te perditshme nuk jemi te verber as te shurdher e as te marre.

drita27/03/2017 20:06

Shqipja27/03/2017 19:45

Ne respekt tuajin ,por edhe ne respekt te popullit tim , i nderuar ambasador a nuk mendon se asht mbushe kupa kesaj qeverie dhe ne duart e saj jane paret e krimit dhe ne ekonomi politike kemi mesuar se ai qe zoteron 100 milion behet vrases. Ne kemi nje ushtri narkomanesh qe zoterojne miliona, para nje populli qe ha buken e perditshme me liste. Sa per Kodin partite duhet te rregullojne kodin qe perfaqesimi te llogaritet per cdo vote , dhe mekanizma te tjera qe japin me shume hapesire dhe jo nje politike te polarizuar.

Petraqi27/03/2017 19:27

Per cfare suksesesh flet ky trapi. Kushedi se sa do ta kete paguar Rama me parate e droges. Sukses nuk eshte kur kapet sasi droge. Mbillen qindra tonelata dhe kapen dy, tre tone dhe ky kerkon te na e shese per sukses. A eshte kapur ndonje nga organizatoret e mbjelljes masive dhe trafikut te droges. JO. As nuk do te kapen sa te jete kjo qeveri. Ata nuk mund te kapin veteveten. Per cfare permiresim te Kodit zgjedhor flet ky. Nuk e ka fajin Kodi zoteri, e ka fajin qeveria dhe ju bashke me te. Nje qeveri e inkriminuar e mbeshtetur nga ambasadore te korruptuar nuk do te organizoje KURRE zgjedhje te lira e te ndershme.

mali27/03/2017 19:08

O bosh , na spjego njehere pse u shnderua vendi i pare ne europe i prodhimit dhe trafikimit te droges , shqiperia ( sipas raporteve europiane )! Kush e katandisi keshtu vendin , qeveria apo opozita ? Per cfare perdoren parate e droges , per zhvillim apo per krim , per hapje negociatash apo per blerje votash !? Policia per cfare eshte , qe te luftoj drogen apo te organizoj qofte mbjelljet , qofte trafikimin ( deri tek pista avjonesh ) , qofte dhe mbrojtjen e balileve !! Sqaroni njehere keto pyetje te thjeshta , pastaj bej perfaqesuesin e osbe !!

Lymi Tutit27/03/2017 19:02

Gjermon knej, gjermon anej, gjermon te osbe, gjermon ish ministri qi Bashes i thote futuni ne zgjedhje , merkelllja mkrahun tjeter qe mbkedh meten me bashen bashke ..... Si do bohet puna ktyne jerminve se vallahi na u .......

krasasi tp27/03/2017 18:49

200 milionshin z.Ambasador.Sa per kanabisin, nuk ka as perde dhe as shoshe qe ta mbuloj.

Shto koment

Denonco