Edi Rama fillon zhvendosjen e sendeve personale nga Kryeministria, a po i hap rrugë qeverisë teknike?

Edi Rama fillon zhvendosjen e sendeve personale nga Kryeministria, a po i hap rrugë qeverisë teknike?

18:04, 27/03/2017
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka postuar një status në rrjetin e tij sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve personale nga zyra e tij në Kryeministri dhe në një ambientet e një biznesi privat pranë selisë së qeverisë.

Sipas gazetarit, kjo tregon qartë se Edi Rama ka vendosur ti hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike duke bërë kështu lëshimin e dytë ndaj kërkesave të opozitës e cila prej 38 ditësh është ngujuar në çadrën e protestës para kryeministrisë me një kërkesë të vetme, qeverinë teknike.

Po ashtu ky informacion vjen pikërisht pas kthimit të Lulzim Bashës nga SHBA-të dhe duket se presioni ndërkombëtar ka qenë në rritje ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur më në fund të dorëzohet.

Sipas gazetarit, Rama i ka thënë stafit të tij se kjo është një zhvendosje e përkohshme ndërsa, vendimi është materializuar edhe pas arritjes së një marrëveshje paraprake me aleatin në bashkëqeverisje Ilir Meta. Mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i rradhës i kryeministrit i cili mesa duket e ka kuptuar se po shkonte drejt një rruge qorre ndërsa ishte i bindur të futej në zgjedhje më 18 Qershor edhe pa opozitën.

Postimi i plotë i gazetarit Bledian Koka:

Bishti diku ndër shalë…

Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Rama i ka shpejguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty. Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt. Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi. Presioni i opozitës i dha frutet e veta, dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë…

p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber28/03/2017 03:56

Kushdo qe te vije si KM ka nja nje jave pune te lyeje muret e KM, ti pastroje nga zhgarravinat e Rames. Kjo ishte e vetmja "pune" e Rames. Kujtoi se do e bente Km si shtepi te dyte, nuk do ikte prej andej. Ose ka kujtu se pasardhesit e tij do te "mrekulloheshin" nga llangosjet bajate te mureve e do ti lene ashtu.

Ripjerdhja ( Rilindja)27/03/2017 22:10

Keni per ta pa do iki apo jo ky Ver nallonja prisni se skeni pa gjo akoma dhe suksese ne jete .

denisi 27/03/2017 21:32

Shihni endrra me sy hapur se ju ben mire per stresin.tung!

une dhe ti27/03/2017 20:28

Mos u lepini kot se nuk e leshon kryeministrine ramq

tung27/03/2017 20:14

Lajm me hamendje.....

dridhe like27/03/2017 19:41

Koken do te hane qe te dy,per liken fajin e ka saliu

koua27/03/2017 19:33

Po iken zorrekalbti se ju mblodh suma se nuk ka mo njeri besim ke ky ,mos harroje me mor dhe breshken qe mbante ne bashki kur ishte.

Mendimi27/03/2017 19:29

Ai po i heq dhe zhvendos sepse e ka zakon cdo kater vjet ti zevendesoje me te Reja!Zgjedhe te reja,gjera e paisje te reja per Fitore te reja.Do i shtoje rrogat ne Maj del vendimi jo 5 por 50%!!E kush sta jep voten kesisoj?

Lymi personalitet27/03/2017 19:04

Di gjo blediani po breshken edvini e ka mor me vete apo jo .....?!

krasasi tp27/03/2017 18:46

Ate qe ka lene mangut ne qeverisje, e ploteson me piktura.Kryeministri Part time, midis pasionit dhe detyres.

Shto koment

Denonco