Opozita del me deklaratë të përbashkët: Nuk regjistrohemi në KQZ. Vetëm qeveri teknike

Opozita del me deklaratë të përbashkët: Nuk regjistrohemi në KQZ. Vetëm qeveri teknike

15:32, 27/03/2017
A+ Aa A-

Koalicioni opozita ka dalë me një deklaratë për median është shprehur se zgjidhja e vetme që garanton zgjedhje të lira është krijimi i një qeveri teknike me mbështetje të gjerë.

Opozita thekson faktin se ka marrë sërish vendim për mos paraqitjen në KQZ si subjekt zgjedhor deri në krijimin e një qeverie teknike.

Deklarata e plotë e koalicionit opozitar:

Partitë e koalicionit opozitar duke shqyrtuar krizën e thellë politike ku ndodhet Shqipëria, kërcënimin e zgjedhjeve nga krimi i veshur me pushtet, droga dhe paratë e pista dhe vendosja e të gjitha strukturave shtetërore në funksion të fushatës së partive qeverisëse, konfirmojnë njëzëri vendimin e shpallur me 18 shkurt:

se zgjidhja e vetme që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, do të luftojë me efikasitet narkotrafikun, krimin e organizuar dhe paratë  e pista të drogës dhe do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duke marrë në konsideratë raportet e fundit ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i EUROPOL, në të cilat Shqipëria kryeson listën euopiane për prodhimin e trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, është e qartë se shqiptarët ndodhen në kushtet e asgjësimit të zgjedhjeve të lira nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.

Në këto kushte, partitë e koalicionit opozitar konfirmojnë unanimisht vendimin për mosparaqitjen e kërkesës për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë.

Partitë aleate të koalicionit opozitar përshëndesin dhe falenderojnë me mirënjohje të thellë të gjithë qytetarët shqiptarë që i janë bashkuar kësaj lëvizje popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bëjnë thirrje për një mobilizim të të gjitha energjive, dhe qëndresë të vendosur, deri në fitoren e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi27/03/2017 21:46

Basha mos ti ndahet Fatmir Mediut se per te fituar ka. Fatmir Mediu eshte duhet te kish ikur ne hene me Gerdecin qe i beri popullit shqiptar. Dhe me pa tupesin me te madhe del akoma ne TV, pa le qe hiqet si miku i amerikaneve,me miqesin qe ka me nje kosovar ne Amerik ku sistemon opoziten,do te behet vjoline e pare. Ate e ka daamkosur historia,ka vrare 26 shqiptare.

krasasi tp27/03/2017 18:10

Konfirmimi i opozites se bashkuar ,se pa qeveri teknike, nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme, duhet te pershendetet dhe te mbeshtetet.KQZ-ja ka rene,Avokati i popullit gjithashtu.Vetingu eshte sabotuar nga mazhoranca.Dekriminalizimi ka ngecur, qysh ne "krye te heres".Disa burokrate europiane, per arsye te perfshirjes ne akte korruptive, i hedhin benzine zjarrit, ne vend te nderhyjne, per uljen e paleve ne tryezen e bisedimeve dhe zgjidhjen e krizes.Jemi fiks si ne vitin 1919 ku percaktoheshin fatet e Shqiperise dhe parlamenti kish vendos per nje takim, midis tre te derguave per bisedime me Essat Pashen ne Paris u krye atentati ndaj tij, nga ai burri te pazari i ri.Sot ndersa Lojtare global nga Departamenti i Shtetit dhe BE partnere dhe miq te vendit tone, mbeshtesin kauzen e opozites, nuk eshte cudi, qe mafija nderkombetare dhe komunistet e KONA-re ta pregatisin ndonji atentat politik si ai i Parisit 1919 me qellim qe shqiptaret te vazhdojne edhe 100 vjet te tjera te hajen mes vedi, ashtu sic i intereson qarqeve antishqiptare.

mitati27/03/2017 18:04

Nese Lul Basha nuk I qendron deri ne fund kauzes per zgjedhje te lira dhe te ndershme athere PD shkrihet. Per mendimin tim Edvini le ti beje zgjedhjet vetem ose me LSQ-ine dhe pas 6 muajsh te dyja PSQ-qi dhe LSQ-i shkojne ne pith te semes dhe nuk ua degjojme me emrin shkurt populli shqiptar shpeton nga e majta kanceroze

rednex27/03/2017 16:15

Dmth Muki zgjedhjet e perparshme qe i fitonin keta i financonte Lazarati apo jo??kur ka pasur shqiperia ndonjehere ne historine e saj zgjedhje te ndershme!!Kurrë

Muki27/03/2017 15:36

Shume mire. Njerrez arrogante dhe te korruptuar dhe kriminele si Rama duhet te ikin nga drejtimi./ Ndeshja smund te filloje me rezultat 5-0 prej lekeve te pafund qe kane hedhur per blerje votash

Shto koment

Denonco