Si po i shpërblen Edi Rama të gjithë drejtuesit e TCH. Ja postet publike që kanë marrë

Si po i shpërblen Edi Rama të gjithë drejtuesit e TCH. Ja postet publike që kanë marrë

13:43, 27/03/2017
A+ Aa A-

Ditën e sotme ndërkohë që kryeministri prezantoi ministrin e Brendshëm një tjetër lajm mjaft i rëndësishëm po qarkullon në media.

Emërimi i drejtorit të ri të QSUT-së pas largimit të Ogerta Manastirlliut në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në fakt nëse kërkon pak për Enkeled Jotin emri dhe karriera e tij për më shumë se një dekadë lidhen me drejtimin e televizionit ‘Top Chanel’ në rolin e drejtorit. Joti është larguar nga ky post më pak se dy vite më parë.

Në fakt me profesion ekonomist Joti në pamje të parë nuk duket të ketë një lidhje të afërt me Shëndetësinë.

Emri i Jotit edhe më parë kishte dalë në skenë për postin e drejtorit të përgjithshëm në TVSH, po që nuk u realizua.

Më parë të tjerë ish-drejtorë në ‘Top Channel’ kanë marrë poste të tjera dhe duken në një lidhje të afërt me qeverinë Rama.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo secili prej tyre kanë ditur t’a tregojnë veten në televizionin ku kanë punuar.

Gentian Sala ish-drejtor në ‘TCH’ dhe ‘Digitalb’’ është emëruar në krye të AMA-së me votim në Kuvend. Edhe ky një vendim i kontestuar nga opozita.

Rezart Aga nga ‘TCH’ drejtor te TVSH-ja ku ka marrë me vete edhe stafin që punonte në televizionin e mëparshëm si shefa montazhi apo gazetarë.

Bledar Zaganjori nga ‘TCH’  drejtor i informacionit në Tvsh.

Gjithashtu është edhe Skerdi Drenova, drejtor në TCH i cili tani është kryeinspektor i INUV në Tiranë, emërim i bërë nga Erion Veliaj.

Duket se qeveria Rama po përdor një formë të njëjtë si qeveria Berisha me Petrit Becin.  Beci u largua nga ‘TV KLAN’  drejt TVSH-së. /Shuplaka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A27/03/2017 17:44

Po te shofish lajmet tek TCH, te bie menjehere ne sy qe shume lajme qe nuk jane te pershtateshme per qeverine nuk i japin fare. Pra, tek TCH kemi censure lajmesh dhe informacionesh. Niveli i TCH ka rene sepse pronarja e tij eshte ulur ne prehrin e EDI RAMES.

Mendimi27/03/2017 16:28

o Ed Rama!I ke dhane poste e po struken e spo ndihen gjall e spo dijne aspak me te dal "zot";Une po jam vullnetar por i ndergjegjshem dhe po jap mendime e mesazhe ma te forta ne favor te fitores Tande e Ti spo kujtohesh fare burri dheut!Une edhe Ty te siguroj qe Ti do fitosh,biles po vazhduan te flejne ne Cader..Ti leni mos ja prish gjumin dhe ske nevoje as per LSI se fiton i vetem...Ata edhe kater vjettjera kan me u merzit e dalin vete nji nga nji deri tek dy parafundit!

muki27/03/2017 15:24

Festivali i RTSH kushtoi 500 milione lek. Keto i vodhi Rezart Aga me Gellcin. Dhe Rihanes nuk i shkon koncerti 500 milione sa vodhi Rezart Aga

XAGTR27/03/2017 14:10

TOPIE BASHKIA JANE TEK QEVERIA

ZAGTR27/03/2017 14:04

TOPI E BASHKIA JANE TEK QEVERIA.

Shto koment

Denonco