Xhafaj merr detyrën, premton të korrigjojë Tahirin për drogën, Çakos i heqin ...

Xhafaj merr detyrën, premton të korrigjojë Tahirin për drogën, Çakos i heqin ...

12:57, 27/03/2017
A+ Aa A-

Në ditën e parë si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i dha merita nominalisht Saimir Tahirit, por nga prioritetet që i vuri policisë, u duk qartë synimi për ta korrigjuar punën e Tahirit. 

Në fjalën e tij Xhafaj u shpreh se lufta kundër kanabisit, do të jetë prioritet i punës së tij.

“Sfida e të gjithë neve është që ta nxjerrim Shqipërinë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin. Asnjë qytetari, as vendit nuk i vjen diçka e mirë nga kultivimi kanabisit. Do të ketë shumë njerëz në terren dhe jo në zyra. Nuk do të ketë asnjë kompromis me trafikantët. Do të ketë ndëshkime shembullore jo vetëm për trafikantët, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre në polici apo kudoqoftë”, ka deklaruar Xhafaj.

Ndryshe nga Saimir Tahiri që u akuzua se politizoi policinë e shtetit, Fatmir Xhafaj kërkoi paanësi nga uniformat blu gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Paanësia pritet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë të rolit të policisë. Kjo paanësi do të respektohet maksimalisht. Çdo shkelje ligji do të ndëshkohet. Zgjedhjet janë të qytetarëve dhe policia është e qytetarëve ndaj nuk do të lejohet asnjë devijim nga ligji’, deklaroi Xhafaj.

Ajo që ra në sy ishte shmangia nga ceremonia e Haki Çakos. Bashkëpunëtori i ngushtë i Saimir Tahirit nuk iu dha fjala në ceremoni, përveç momentit kur ftoi Edi Ramën të fliste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bubulina .gr28/03/2017 20:18

Bravo i qofte xhafurrit lufte kanbistave ne mbar shipnin . vetem AGRON VELLAI jo ai do kete monopolin e kanabisit ne europe Te gjitha keto arritje jan relizuar fal rilindjes.Hallall edvini jemi te paret ne..............

labi28/03/2017 19:05

thenia e ministrit se do zhdukim drogen ka te beje me dergimin ne evrope te droges qe mbolli Tahiri me Ramistanin

mercenaret28/03/2017 17:06

Kane bere edhe kater mercenare te paguar ca komente te porositura nga Fuga shpejt e shpejt per te thene qe edhe lexuesit e mediave antiqeveritare jane me qeverine e banditeve te Rilindur.

xhoni28/03/2017 14:56

droga ne keto permasa ka qen qe ne vitin 1995 .

liu28/03/2017 14:05

kete qe ke then eshte e vertet se nuk e ke thene as kur ke dal ne krah te hqxhes kur ishe djal i ri qe e doje aq shum

pse28/03/2017 04:05

Pse nuk e postove

komunisti xhafa28/03/2017 03:43

Qa pret nga nji komunist

Eni27/03/2017 15:17

nje njeri si ky duhet qe ta zhduki gjith kanabisin dhe korrupsionin. vetem ky e ben dhe i ka dhene provat me reformen ne drejtesi

Donaldo27/03/2017 15:16

Urime zoti xhafaj. jeni me i miri, reforma ne drejtesi nuk eshte asgje ne krahasim me cfare do beni ne polici dhe me gjere

Kevin27/03/2017 15:13

Ka ardhur koha qe dhe policia dhe ministria e brendshme te ndryshoje dhe te reformohet. Pas reformes ne drejtesi presim suksesin e ardhshem ne ministrine e brendshme nga zoti Xhafaj

Silvi27/03/2017 15:10

Njeriu i reformes ne drejtesi, ai qe i uli kokat te gjithe te korruptuarve, do e coj perpara luften kunder kanabisit dhe do i japi dinjitetin qe i takon ketij vendi

Ilir 27/03/2017 15:09

Sa lezet ka Z.xhafa si Minister

Maksi27/03/2017 15:08

Me ty ne krye policia e shtetit do vazhdoj te shkelqej si ka vijuar keto vite

Bernardo 27/03/2017 15:06

Je I paarritshem z.xhafa suksese me tej

Arditi27/03/2017 15:06

Je njeriu me i drejt dhe do besh ate qe duhet per te ecur perpara z.xhafa

HERMES27/03/2017 14:07

"Progresi komunist" Ne 3 vjet e 8 muj njeri rrit prodhimin e hashashit e ne 60 dite qe i mbeten mandat ky tjetri thot e zhdukim. Pra 4 vjet progres, 0 lufte me drogen. Kta Jan katnar

Shto koment

Denonco