Pastrimi i parave nga zyrtarët e lartë, nesër në Kuvend shqyrtohet drafti për Byronë

Pastrimi i parave nga zyrtarët e lartë, nesër në Kuvend shqyrtohet drafti për Byronë

18:46, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kuvendi nis të hënën shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtën Byrosë Kombëtare të Hetimit të hetojë transfertat dhe investimet e dyshimta të zyrtarëve të lartë apo të krimit në Shqipëri.

Drafti lejon që kjo supërstrukturë të marrë në dorë dosjet dhe informacionet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit në vendin tonë.

Projektligji do të nisë nesër të shqyrtohet nga Komisionet përkatëse Parlamentare, dhe në terma praktikë ekspozon ndaj hetimeve të byrosë zyrtarë të çdo niveli, të cilet kanë investuar paratë e pista në pasuri të paluajtshme apo aktivitete të tjera. /Shqiptarja.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli26/03/2017 20:25

HAJDUTAT NUK BEJNE LIGJE KUNDER VETES LARG KETYRE BUDALLEQEVE

Shto koment

Denonco