Video-monologu, Edi Rama: Opozita mos braktisë zgjedhjet në Kavajë. Gati të dialogojmë, por s’ka qeveri teknike

Video-monologu, Edi Rama: Opozita mos braktisë zgjedhjet në Kavajë. Gati të dialogojmë, por s’ka qeveri teknike

18:15, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të rikonsiderojë qëndrimin e saj për pjesëmarrjen në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës më 7 maj si dhe për zgjedhjet e përgjithshme në 18 qershor.

Në video-monologun e përjavshëm në Facebook, Rama tha se është gati të dialogojë me opozitën për të garantuar çdo mekanizëm për zgjedhje të sigurta. E megjithatë, kryeministri përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të tërhiqet dhe nuk do të ketë qeveri teknike.

Kreu i qeverisë përmendi sërish vetingun, që duhet të miratohet për të garantuar sa më shumë vende pune dhe investime të huaja.

“Vetingu është jetik për Shqipërinë por dhe si një shtysë e fortë për rritjen e punësimit. Ka ende shumë të rinj që përballen me papunësinë. Pavarësisht se është bërë shumë, jam unë i pakënaquri i parë dhe sa shumë ka për t’u bërë. Shqipëria që duam është Shqipëria e së ardhmes, jo Shqipëria e të shkuarës me paligjshmëri.

Thirrja ime për PD është të dialogojmë për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndihet e garantuar për zgjedhje. Por qëndrimi im do mbetet i pandryshuar. Prandaj PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Askush nuk na imponon dot përsëritjen e avazeve të vjetra. E ardhmja do të vendoset në 18 qershor, jo për 4 vitet e ardhshme por për gjeneratat e ardhshme”, tha Kryeministri Edi Rama.

Video-monologu i Kryeministrit Edi Rama këtë të dielë u bë në orën 18:00, ndryshe nga herët e tjera që transmetohet në Facebook në orën 17:00. Shefi i qeverisë nuk dha asnjë shpjegim për ndryshimin e orarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

palo26/03/2017 20:50

ik me vrap o fytyrezi ! Na le pa pune edhe ne me eksperience pune dhe shkolle te enverit ( qe ti e do aq shume ate). Ke fytyre dhe del ne kompjuter o njeri sh------e Na shkaterrove familjen ,na i degdise femijet rrugeve edhe pse me universitet shteteror Ik sa me pare te jete e mundur se do te zere zullumi pastaj

Atdhetari 26/03/2017 19:59

Ik o i pa ftyr, k...ysh komunisti.jep dorheqie me qeverin e droges hap rrug per qeveri teknike mos e lesho shqiperin drejt humneres.

BOJA26/03/2017 18:55

JA NA ERDHI PERSERI NE VRIMEN E GOZHDESKY VERDHACUKU RILINDJES.PSE KAQ I TREMBUR.

krasasi tp26/03/2017 18:54

Nese gjithe kryetaret e partive qe do konkurojne ne zgjedhje, do pranojne ti neneshtrohen Vetingut ,as parlamenti i ardhshem,as pushteti lokal,as sistemi i drejtesise dhe as administrata publike, nuk do kete, as kriminel, as kusar, as deputet me diploma false,as jo profesionist.Kriza zgjidhet,reformat do jene ne funksion te zhvillimit, integrimit,do vershojne investime te huaja dhe do hapen vende pune.Vetingu te zhvillohet nen mbikqyrjen e SHBA dhe BE.Per kaq gje le te bijen ne ujdi ne parlament.Veting nga kjo klase politike nuk mund te kete.Nuk mund te presin deget e pemes, ne te cilen kane hipur.SHBA dhe BE e kane ne dore ti zbresin nje e nga nje nga pema, pa detyruar qytetaret te sharrojne pemen per te mbjelle nje te re.

BOJA26/03/2017 18:53

JA NA ERDHI PERSERI NE VRIMEN E GOZHDESKY VERDHACUKU RILINDJES.PSE KAQ I TREMBUR.

selim rroshi26/03/2017 18:47

Te shohim cdo besh po nuk erdhi pd ne votime ne Kavaje

roshi26/03/2017 18:40

te gjithe kryministrat para ketij kane patur kush me shume e kush me pak mekatet e tyre(dhe nuk jane ndeshkuar per shkeljet e tyre sepse mbrojne njeri tjetrin)por ky eshte kryeministri me skandaloz dhe me i pa afti me te cilin me kete gjendje qeka ardhe shqiperia, vetem dialog nuk duhet bere me te ,por duhet shporrur sa me shpejt qe te jete e mundur!

Shto koment

Denonco