Lë mandatin deputeti i PS në Fier

Lë mandatin deputeti i PS në Fier

20:58, 24/03/2017
A+ Aa A-

Mazhorancës i ka ikur një deputet. Deputeti socialist Ervin Koçi ka vendosur të dorëzojë mandatin e tij. Këtë ai e ka bërë të ditur me një status në Facebook.

Ja çfarë shkruan deputeti Ervin Koçi:

Të dashur miq,

Të nderuar zgjedhës të Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar,

Te respektuar banorë të qarkut Fier,

Nëpërmjet këtij statusi, ju vë në dijeni se dje më datë 23 Mars 2017 pas seancës plenare, kam ndërprerë detyrën time si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në të cilën bëja pjesë.

Pas rreth 8 vitesh në këtë detyrë, gjej mundësinë të falenderoj për besimin dhe mbështjetjen e dhënë në këto vite të kryetarit të PS Edi Rama dhe drejtuesit të qarkut Fier Gramoz Ruçi,

por një falenderim i pamasë shkon për të gjithë banorët e Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar, ku kam patur nderin e veçantë për t’i përfaqësuar, për mbështjetjen e vazhdueshme dhe komunikimin qytetar në funksion të përmirësimit të mirëqënies së tyre.

Një falenderim vjen edhe për gjithë kolegët deputete në këto 8 vite të të gjithë spektreve politike me të cilët kam bashkëpunuar,

dhe në vecanti për ekipin e deputetëve të Qarkut Fier ku së bashku kemi kaluar shumë sfida, si dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me të cilën kemi debatuar e diskutuar për mjaft çështje profesionale të cilat më kanë ndihmuar të shfaqem e të rritem profesionalisht.

Mirënjohje të pafundme për gjithë bashkëpunëtorët e mi ndër vite, të cilët kanë qenë një suport i madh dhe i pazëvendësueshëm për kryerjen sa më mirë dhe me dinjitet të detyrës time,

dhe një ndjesë për cdo banor i cili ka patur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problematikat dhe kerkesat e komunitetit apo dhe me nevojat e tyre personale.

Njëkohësisht ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional.

Falenderime nga zemra e të pafundme për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim në këto vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif Kopertoni25/03/2017 19:25

Ky po le mandatin per te marre post shteteror, nuk e kuptove Daj Jaku, do qe parlamenti ta zgjedhi kryetart te AMF - Agjensia e Mbikqyrjes Financiare te sigurimeve te automjeteve

hysni25/03/2017 14:39

E mbaroi detyren per depudet! Si duket ka frike nga vetingu ,sepse eshte nje nga deputetet me te pasur ne parlament. ne bisnesin e ndertimit te pallateve( mund ta provoni po deshet.) Eshte nje njeri qe ben cfare i thote krimi. SIc duket kete sakrifice e ben per rucin gramos ,ithtarin e krimit

Daj Jaku24/03/2017 23:22

Uroj të kesh këmbë të mbarë dhe ta tërheqësh këmbën zvarrë.Nuk kuptova asnjë presje përse ike.

Qytetar24/03/2017 21:50

Ne fakt mo Shoku Ervin Koqja e shkrive parlamentin tani do ta shkrish dhe atje ku do shkosh ?????.

Shto koment

Denonco