‘VOA’ bën përjashtimin e rrallë/ E gjithë koha e lajmeve për kreun e PD. Gazetari, Bashës: Keni të drejtë

‘VOA’ bën përjashtimin e rrallë/ E gjithë koha e lajmeve për kreun e PD. Gazetari, Bashës: Keni të drejtë

18:17, 24/03/2017
A+ Aa A-

Zëri i Amerikës ka bërë një përjashtim të rrallë në historinë si media. Të gjithë kohën e lajmeve këtë herë ia ka dhënë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ku i fundit në intervistë për VOA është shprehur se ndodhet në SHBA me ftesë të krerëve të Partisë Republikane.

I pyetur në studion e VOA nëse PD-ja do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës, Basha është shprehur se vendimi është marrë në datën 18 shkurt.

“Qëndrimi i PD dhe opozitës është shprehur. PD, opozita dhe shumica e qytetarëve e kanë marrë vendimin që në datën 18 shkurt.

Ndodhem në SHBA me ftesë të krerëve Republikanë dhe jam takuar me krerë të komisioneve të ndryshme këtu.

Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Më pas ai është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë ne do ti ndalojmë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë”, është shprehur Basha.

Ajo që ka ra në sy ishte fakti se në çdo përgjigje të kreut të PD-së të dhënë për pyetjet e bëra nga VOA, gazetari shprehej se Basha kishte të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dinjiteti25/03/2017 19:30

inshalla fiton e verteta ne shqiperi pd.

Kastriot Aliaj 25/03/2017 19:10

NE SE KA NJE HALE PARTI DESTABILIZUESE NE SHQIPERI KJO ESHTE DHE MBETET PD DHE PLEHRAT QE RRINE NE CADREN E ORGJIVE ME GAZETARE INJORANTE TE SYRI NET.

tarrasi25/03/2017 16:04

KY BAFTIARI BALLA ESHTE BESOJ

Vana25/03/2017 13:41

Cfare mendoni ju se Amerike nuk ka meshtetes te Rilindasve? Gaboheni. Ketu ka shume ngjyra, ketu ka nga ato qe jane paguar nga ky I pa udhi ne kohen kur ishte kryetar bashkie, ketu ka nga ato qe akoma me fushata elektorale jane prezent me Shqiperi te bejne fushate dhe te shperblehen me apartamente, ketu ka edhe edhe nga ato si I themi ne pa stabilitet ose injorante qe se kuptojne akoma edhe pse jane ketu. Por ketu jane shume njerez te lire, te prekur nga PK/PPSH/PS dhe jane per nje Shqiperi te lire, te qete, me dinjitet sepse keshtu edhe ne ketu do te djehemi mire kur vendi jone eshte me pozita te shenfosha.

Turi25/03/2017 11:05

Ahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa. Na knaqsi ky baftjari me ket intervist . Voto vetingun baftjar e pastaj jeni me ty

era25/03/2017 08:33

i pari qe na peshtyn o Artur, eshte kryeminstri dhe gjthe rilndja pas tij,dhe nuk kemi assesi te presim qe te tjeret te na respektojne...kjo eshte arsyeja qe jemi ne kete gjendje pas kater vjetesh,...por,shpresojme, ...forcen e kemi, Zotin e kemi me vete dhe do te fitojme mbi qelbesrat,dhe komunzmn e rllindur.

artur24/03/2017 23:00

Te gjithe genjejne vetem Basha ka te drejte.Po ju peshtyjne te gjithe dhe ju kujtoni se bie shi

Ardian24/03/2017 19:17

Intervista nuk ishte "fair", sepse pyetjet ishin me tendence. Drejtuesi i emisionit bente pyetje qe nuk ja ka bere asnje, as ai vete, as ndonje koleg i tij nga VOA, opozites se meparshme, kur ajo shkallonte. Ky drejtues emisioni i merr informacionet sigurisht nga zoti Lu dhe organizatat e Sorosit, pra eshte i informuar se prapthi, edhe kur duket sikur ben pyetje me spec. Prandaj eshte Shqiperia ne kete stad, sepse edhe shqiptare qe jetojne ne Amerike, si nje vend kampion i demokracise, nuk te japin aspak pershtypjen qe jane bartes te kesaj fryme demokratike.

Shto koment

Denonco