Kryemadhi në zonën e Ballës: U morëm me disa pseudo reforma si ajo në drejtësi, arsim e shëndetësi

Kryemadhi në zonën e Ballës: U morëm me disa pseudo reforma si ajo në drejtësi, arsim e shëndetësi

17:48, 24/03/2017
A+ Aa A-

Kryemadhi ka folur troç gjatë një takimi me banorët e Rrajcës, në Librazhd. Në zonën ku është votuar Taulant Balla si deputet, Kryemadhi ka gjetur një gjendje të mjerueshme. Ajo ka folur për mungesën e nevojave bazë të banorëve siç është uji, ndërkohë që ka sulmuar propagandën e qeverisë duke i quajtur pseudo-reforma ato ne arsim, drejtesi e shendetesi, te ndermarra nga qeveria.

“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë. Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi.

Keto deklarata i beri gjatë prezantimit te studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri të zonës, uji për të cilin do të merret nga parku kombëtar i Shebenikut. Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

amir berisha obiliq26/03/2017 19:47

Si te isha president shipnie shiprin kisha kthy ne ni shtet z icrrane ku populli ta ket ni jet te mir te lumtur se me keta qa jon pushtet jon tu jek shum ni popull

avni26/03/2017 19:43

Po ju mungon enver hoxha se qaj jav ka dit hujin ketynev hajnav shipnis

Miri25/03/2017 13:22

Ore miq,kjo shqiperia nuk ka gra dhe vajza te tjera per te perfaqesuar .?Monika dhe Iliri paskan qene "koka e Zeusit "?Kjo nuk eshte e drejte,dy deputet nega e njejta familje.Hapni rruge vajzave dhe djemeve te rinj qe jane te afte.

Edi.24/03/2017 23:48

Sa per kuriozitet personi ne krah te djathte ish sekretar i tau taut ne prrenjas,konvertuar ne LSI-st,tjetri pas ti antar i ps deri para 3 vitesh edhe ky i konvertuar ne lsi-st. Me pelqen qe monika zgjodhi elbasanin per te kandiduar se do tallet ne maksimum me tau taun...

emigrant24/03/2017 18:31

Monika po ndihmon ne kompozimin e simpfonise se radhes: Fajin e ka Edi Rama! Saliu: fajin e pati Enveri Edi: ishte faji i Saliut Iliri: fajin e pati Edi

roshi24/03/2017 18:07

nqs quhen pseudoreforma, dhe ashtu jane ne fakt sepse nuk pame ndonje permirsim veç fasade,ç"kuptim ka te rrish ne koalicion me rilindjen?

Shto koment

Denonco