Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO/ Kapja e izraelitit në Rinas, ish-ministri: Tani që iku Tahiri, po largojnë pajisjen përgjuese

FOTO/ Kapja e izraelitit në Rinas, ish-ministri: Tani që iku Tahiri, po largojnë pajisjen përgjuese

13:08, 24/03/2017
A+ Aa A-

Pas lajmit të ndalimit të një shtetasi izraelit që kishte pranuar se transportonte jashtë Shqipërisë një pajisje përgjuese, ka ardhur reagimi i parë.

Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkon ndërhyrjen e prokurorisë sa nuk është vonë.

Sipas Nokës “nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje, por një gjë është e sigurt që sapo iku Saje Qorri u ngutën ta largojnë nga Shqipëria këtë pajisje tjetër”.

Reagimi i plotë i ish ministrit të Brendshëm, Fkamur Noka:

“Skandal. Sot siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori përmasa të frikshme. Kapet në Rinas një shtetas i huaj në tentative për të nxjerr jashtë vendit një pajisje përgjimi IMSI CATCHER.

Policia e mban të fshehur që nga dita e djeshme pasdite.

Nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje, por një gjë është e sigurt që sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojnë nga Shqipëria këtë pajisje tjetër.

Gjithashtu i bej thirrje prokurorisë të ndërhyjë urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë e të zbardh përdorimin e saj dhe krimin e përgjimeve të bëra”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco