Paloka: Me Ramën Kryeministër nuk shkojmë as në zgjedhjet e Kavajës

Paloka: Me Ramën Kryeministër nuk shkojmë as në zgjedhjet e Kavajës

12:35, 24/03/2017
A+ Aa A-

Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kavajës më 7 maj 2017. Deklaratën e ka dhënë sot Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka për mediat, i cili e ka argumentuar: "Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka zgjedhje! Zgjedhj me Ramën dhe kriminelë nuk do të ketë! Zgjdhje pa qeveri teknike nuk do të ketë! Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e bashkisë së Kavajës dhe as në çdo zonë tjetër."

PD-ja dhe opozita po konkretizojnë kështu protestën e tyre mbi njëmujore përpara Kryeministrisë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike, pa Edi Ramën kryeministër.

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë do të mbahen më 7 maj 2017 për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri që do të zëvendësojë Elvis Rroshin. Ato u dekretuan sot nga Presidenti Bujar Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

amelia24/03/2017 12:51

po do shkojme me ju o te paudhe?

Shto koment

Denonco