Dy Titan ka Shqipëria, i zbulon Baton Haxhia!

Dy Titan ka Shqipëria, i zbulon Baton Haxhia!

11:53, 24/03/2017
A+ Aa A-

Nga i gjithë debati i mbrëmshëm te Blendi Fevziu, ku u diskutua, stërhollua e u zbulua e vërteta për koalicionin Rama-Meta dhe në fund u vendos fati i tij, ajo që do të mbahet mënd gjatë është psallma e Baton Haxhiut, e cila mësohet se ka përlotur mijëra fansa të Ramës dhe Ilir Metës. Analisti nga Prishtina që pretendon se i di më mirë punët e Surelit dhe Kodrës së Diellit, edhe se vetë Fuga dhe Fari Balliu zbuloi dhe përshkroi dhimbjen e betejës së egër, mes Ramë idealistit dhe Metës pragmatist, madje fare  i pashpirt.

“…Meta është pragmatik, ka një pashpirtësi në pragmatizëm, Rama është i mbështjellur në idealizëm për reformën”, thotë Batoni.

Vetëm pak ditë pasi i  bëri thirrje publike ustait të tij Edi Ramës, që të flakë helmin-Meta nga koalicioni dhe të vazhdojë i vetëm rrugën e gjithëpushtetit, mbrëmë dha lajmin që lufta mes dy Titanëve ka përfunduar me një marrëveshje.

“Raporti i tyre është me dhimbje, se është një betejë politike, kanë përplasje serioze por kanë qetësi në opinionin publik, janë të pavërejtshëm në betejën e dy titanëve…100 % duhet të dalin veçmas edhe pse e kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë, vetëm nëse ndodh ndonje gjë që është e paparashikueshme”, hodhi në eter Batoini lajmin e madh, të mbushur plot trishtim dhe gëzim njëkohësisht.

Ka qenë pikërisht ky moment, pra njoftimi i mbarë botës se lufta mes dy Titanëve që ka Shqipëria, (Ilir Meta dhe Ed Gjergj Ram Elez Alia) ka përfunduar, që ka bërë mijëra militant por dhe popullin e thjeshtë të shpërthejnë në lot.

I derdhën fillimisht lotët çurg nga keqardhja, kur mësuan se sa shumë kishin vuajtur dhe sa dhimbje kanë përjetuar dy Titanët e Shqipërisë në betejën e tyre epike për të mirën e tyre; sidomos titani idealist Rama, që mendon e jeton vetëm për reformat. Burime të sigurta pranë Fevziut konfirmojnë, se shikueshmëria e emisionit në ato momente, kur Batoni rrëfente dhimbjen e madhe të tyre ja kaloi edhe episodit të Bidait kur vdiq Sadna.

Por kur Batoni shpejt e shpejt, me siguri 100% konfirmoi se Titanët pas luftës së mundimshme më në fund, “e kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë”, lotët e keqardhjes u shndërruan në spazma gëzimi, njësoj siç bëjnë te telenovela tjetër po aq e ndjekur pas `Opinion`, ` Sarasvatiçandra`, kur ribashkohet Sarasi me Kumudin.

Tani që e mësuam se cilët janë Titanët e Shqipërisë dhe se ata e kanë ndërprerë luftën për të mirën e vendit dhe janë bërë sërish bashkë, po për të mirën e Shqipërisë, e vetmja çështje madhore e ngelur dhe që duhet ta zgjidhë sa më shpejt Batoni është; do hyjë apo jo Mali i Zi në NATO....

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Piloti 25/03/2017 20:05

Po ky Batoni ne rradhe te pare nuk din Shqip.. At'her edhe po te dua te kuptoj ndonje nje fjale nga ai.. Me eshte shume e veshtire.. Ky eshte nje keshilltare i sh'ndritshem i Rames?? Vaj medet hallit???

Daj Jaku25/03/2017 06:44

I Deleguari ka harruar një karakteristikë tek etaloni i matjes që propozon, "b***lëpirësllëku". Mendoj që ky etalon i rrallë duhet të depozitohet në Paris bashkë me etalonet e tjerë si ai metrit, kilogramit etj dhe emri i shpikësit të tij të internazionalizohet. Një nder edhe për kombin që një shqiptar ka bërë këtë invencion. E meritojmë sepse të paktën në këtë sport jemi kapionë bote. Përgëzime edhe një herë I Deleguari për ironinë e hollë dhe shënjestrën e pagabuar.

Ladi25/03/2017 01:37

Palla dhe palloshi Titan ? Marrezi , Turp, Kapsllek, Diare, Hajdutllek, Maskarallek..... Kapter Ramiu Titan ???? Ku gjendet ky madem qe te fillojme punen, dhe punesojme 300,000 persona, me keni keq kuptuar duhet te shkurtojme 300,000 vende pune . Te kooruptuarit Beqaj, Tahir I hoqa, por nuk I heq dot te gjithe. Ky Batoni ka dale I papune nga Klan Kosova, por po punon me mish e shpirt per Klan Tirana ,per Sandrin dhe Zamo qorrin si keshilltar special I kapter Ramiut..... Ah mor Baton, se je bo si vagon !

Lymi personalitet24/03/2017 21:39

Ky eshte klluf fare. E shikon enver hoxhen edhe kur shkon ne wc.

Let me dare24/03/2017 18:26

Ndryshe nga Batoni, unë mendoj se këta janë: Mashtrues, batakçinj, e faqezinj, Horra të kthyer, në zotrinj. Sharlatanë, rrufjanë, e kusarë, Hajdutë, trushplarë, e gënjeshtarë. Njerëz, pa nderë, e pa ideale, Kur po jetojmë, një gjendje fatale.

dritani24/03/2017 15:31

Dy hajdut ka Shqiperia kete e thote Baton Haxhija

Krist24/03/2017 14:21

Mire Batoni,qe as nuk ka patur,dhe as qe ka turp,po Fevziu,pse ja kref bishtin ,duke e ftuar ne opinion.Nese ka ndonje miqesi te forte,qe vetem ai e din psene,,le ta mbaje jasht emisionit,dhe me Batonin le te shkoje ne te semes,per te eksploruar vendet qe kane qejf.Por neve,te na lere te qete pa fytyren e ketij "shkerdhate" do te thoshte me shume te drejte Driteroi.

DIBRANI24/03/2017 13:59

O SERBO-ARABO-KOMUNISTI HACIU,PERVEC RRAMES DHE VUCICIT, SA DOLLAR TE JEP PUTINI

i deleguari24/03/2017 13:50

Testi per budallenj eshte i thjeshte (shendetin mendor) sepse eshte hollesisht i studiuar.Ndersa Vleresimi per karakterin dhe shendetin mendor te marra e bashku, si budallalleku,maskaralleku,batakcilleku,dallkautlleku,legenlleku propozoj te behen me njesine 1 BATON . Pasketaj, do te shihni kete tabllo ne tregun "analistik" dhe politik. Lorenc Vangjeli _1,5 Baton,Blendi Fevziu_0,8 Baton,Mustafa Nano_10 Baton ,Skender Minxhozi _0,9 Baton, Artur Zheji varjabel (por jo nga moti) Andi Bushati_0,1 Baton,Fatos Lubonja _0,05 Baton,Shpetim Nazarko_4,0 Baton,Mentor Nazarko_1,5 Baton,Iris Luarasi _1 Baton (por me mik) Erisa Spiropali_1 Baton (por nuk perfshihet hajdutlleku) Naim Cili_250 Baton,Spartak Ngjela 550 Baton,Ketu nuk perfshihen gjithashtu,legenat e shfaqur perkohesisht te bicimit Taulant Balla. Dhe me ne fund,kampjoni Edvin Rama ,do te jete 1000 Baton. Cdo pretendim per kete shkallezim eshte i pranueshem ,por jo pasi Edi Rama te kete shkuar per lesh !

Ferki24/03/2017 13:24

O shqiptar e para Batoni esht nji miks Me Bab Serb dhe Nen Shqiptare esht i biri i njifar Stanishiqit siq dhe Monstra Edvin esht Djali i Miladin Popovicit Pse quditeni me ket aktrim te Baton Haxhiqit po nuk u kujtohet Kush e qeli fushaten elektorale ne 2013 nga shkodra Boris Tadici ish kryetari i Serbise ja pra Kush e udheheq Token e Shqiponjave bijt e Miladinit Mugoses dhe Stalinit Fack Kush voton keto Monstra Serbe

Bec Banuku24/03/2017 12:40

Baton Haxhije te merret ma shume me punet e shtetit tije,eshte shume i vonuar me punet e shtetit tone

roshi24/03/2017 12:36

meta pragmatist dhe mund ta besojme,por rama idealist?!ai vetem ideale nuk ka, sa per titane ate merre fute ne prapanice o kelysh serbie

KORABI24/03/2017 12:19

kURE DO TE NA HIQEN QEAF UDBASHET SI HAXHI

Shto koment

Denonco