Kërcënimi i Mynyr Konit nga Shullazi, pas dëshmisë, Tahiri debat të tensionuar me gazetarët

Kërcënimi i Mynyr Konit nga Shullazi, pas dëshmisë, Tahiri debat të tensionuar me gazetarët

11:42, 24/03/2017
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me  kërcënimin e rektorit Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi, kreu i një bande kriminale, kërcënim që çoi në arrestimin e këtij të fundit.

Tahiri nuk rrëfeu se çfarë dëshmoi në Prokurori lidhur me këtë ngjarje, por u tha gazetarëve se ata duhej të vlerësonin faktin se ai i ishte përgjigjur ftesës së Prokurorisë.

“Unë iu përgjigja pozitivish ftesës së Prokurorisë  së Krimeve të Rënda, - tha Tahiri, -  për të treguar detyrën që kam bërë dhe më vjen mirë që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë kur të dy profesorët treguan se janë kërcënuar. Unë këtë e gjej si një kontribut për një shtet më të fortë dhe drejtësi më të fortë.”

I pyetur me insistim nga mediat se çfarë dëshmoi lidhur me kërcënuesin e Konit dhe Shullazin, Tahiri sërish devijoi duke mos treguar asgjë:

“Jam shumë i bindur se do të keni rastin të pyesni edhe z. Koni; të merrni të dhëna edhe nga z. Koni siç jam i bindur se keni aftësi të spikatura të merrni të dhëna si nga Prokurori dhe nga Policia si dhe deklarimi im do të jetë i administruar e do keni rastin të njiheni me çfarë kam deklaruar. “

Tahiri ishte gjatë thuajse katër vjetëve të mandatit e deri dje, ministri socialist më i akuzuar nga opozita për lidhje me bandat kriminale dhe veçanërisht me kreun e grupit kriminal Emiljano Shullazi. 

Debat i tensionuar me gazetarët

Tahiri: Unë dhashë kontributin tim për këtë çështje. Pranova të paraqitem në prokurori, përkundër disave që refuzojnë edhe kur kanë vrarë vjehrrin…

Klodiana Lala: Zoti Tahiri, a ju ka thënë zoti Koni që është kërcënuar nga Emiljano Shullazi?

Tahiri: Pyesni zotin Koni…

Klodiana Lala: Nuk ju përgjigjët pyetjes…

Tahiri: Unë  jam i bindur që ju keni aftësi pikante për të marrë informacione nga prokuroria e Krimeve të Rënda….

Zoti Tahiri, ca keni deklaruar në prokurori…?

Tahiri: Shqiptarët duan të dinë… (e ndërpresin), shqiptarët duan të dinë…

Çfarë ju pyetën për kërcënimin e Rektorit?

Tahiri: Edhe një herë, shqiptarët duan të dinë, a do kemi politikanë që respektojnë ligjin dhe institucionet apo do kemi politikanë që edhe kur vrasin nuk vijnë në gjykatë…

A jeni në dijeni çfarë ka thënë zoti Koni dhe Kule në prokurori?

Tahiri: Se çfarë kanë deklaruar profesorët nuk mund të më pyesni mua.

Z.Tahiri, dje Luan Rama bëri një deklaratë për drogën dhe asgjësimin e saj. Keni një reagim?

Tahiri: Kam pasur shumë punë dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën.

A ju ka ngelur peng që s’arritët të kapnit Balilin?

Tahiri: Asnjë peng, sepse kur isha unë ministër, ai u shpall person në kërkim. Se kur do arrestohet, sot apo pas 1 viti, kjo është çështje e policisë. Mos harroni se më parë ai ka qenë drejtues institucioni.

Ju kanë përfolur për lidhje me Shullazin…

Tahiri: Kush?

Opozita…

Tahiri: (qesh) Ah, pyesni opozitën

Klodiana Lala: Zoti Berisha ju ka vënë edhe mbiemrin Shullazi.

Tahiri: Jam mësuar me akuzat e Saliut, vetëm më bëjnë më të fortë. Por, unë nuk jam si Saliu që vret njerëz më 21 janar dhe nuk paraqitet në prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artani25/03/2017 16:41

Bravo saimir tahiri, njw nga ministrat me te mire

Hyso25/03/2017 01:00

Kapobanda e policise ishete si pule. e lagur sote. Ishte i neveritshe ne komentet.. SI lecke pa vlere. Ku i vajti ojo arrogance Ministrit Te kanabisit...

labi24/03/2017 16:18

ike plaku Mere ike...

roshi24/03/2017 13:27

mentaliteti i ketij ministri kanabist,vleresoni faktiin qe u paraqita ne prokurori,mendon akoma se eshte ne detyre dhe pranoi te vinte ne prokurori!?

Shto koment

Denonco