Gjendja financiare e studentëve është katastrofike!

Gjendja financiare e studentëve është katastrofike!

10:33, 24/03/2017
A+ Aa A-

Në Kuvendin e Shqipërisë një zotëri deputet dhe një zonjë edhe deputete u shamatosën me fjalë të pahijshme lidhur me faktin nëse janë rritur apo jo tarifat e studimeve universitare! Mos u zini kot me fjalë sikur jeni mbyllur në akuarium! Nuk është puna fare te tarifat. Puna është se e gjithë gjendja financiare e studentëve të universiteteve publike është KA TA STRO FI KE !

Nuk kanë të paguajnë tarifat një pjesë, nuk kanë ardhur të rregjistrohen sepse nuk kanë parà, nuk kanë mundësi të blejnë librat dhe tekstet,  nuk ushqehen mirë por me minimumin jetik dhe kjo reflektohet,  as bëhet fjalë të blejnë kompjutera portativ,  të rregjistrohen në biblioteka të huaja,  nuk kanë të rregjistrohen në kurse, apo rrethe argëtimi në qytet,  asnjë lehtësi si studentë për në teatër, opera, kinemara. 

E ku ka teatër, opera, kinema njëherë!  Lëre të bëjnë udhëtime turistike dhe mësimore në Europë! Lëre të blejnë romane, poezi, revista. Lëre të shkojnë të blejnë fruta. Mos fol për ndonjë drekë a darkë në ndonjë restorant si kudo! Varfëria ka pllakosur botën rinore!

O deputeta, mos u zini! Mjafton të ngrini një komision që ta njohi këtë gjendje, të ndërmerrni një studim, të bëhet një sondazh, të dëgjohen pedagogë, familjarë, studentë!

Ka metoda për ta njohur këtë poshtërim nga varfëria! Mos bëni sikur po ziheni në Hënë!

KA TA STRO FE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e24/03/2017 15:04

E vertete kjo qe thote prof. Fuga. Kur cova nje njeriun tim ne qyteti Studenti,dhoma ku ai u akomodua (kuptohet ishte i varfer) ishte me keq e mobiluar se dhoma ime e studentit e viteve 80.TURP! Edhe koven per te lare dhomen,edhe llampat i bleme vete,krevati i ngjante nje krevati zbori me derrasa.Pra ajo qe eshte koka e ketij kombi trajtohet sot pas 27 vitesh nga sistemi i kaluar me keq se c'trajtohej ne ate kohe.Nje tmerr i vertete,dhe ka fytyre ministrja te na shese propagande ne TV.

Shto koment

Denonco