Tahiri u nis sms policëve, por njëri ja kthen. Ja përgjigja e hidhur e oficerit

Tahiri u nis sms policëve, por njëri ja kthen. Ja përgjigja e hidhur e oficerit

22:10, 23/03/2017
A+ Aa A-

Këtë mesditë, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shpërndau për të gjithë policët një mesazh falënderimi për punën në 3 vitet e fundit.

“Te falenderoj pafund per gjithcka arritem te benim bashke qe nga dita e pare. Jam krenar dhe i lumtur per Policine qe krijuam, kjo edhe fale punes tende. Me te forte do jemi Jepi forca. Saimir Tahiri” – thuhej në SMS-në e ish-ministrit.

Por një mesazh të tillë e ka marrë edhe Myzafer Elezi, ish-punonjës policie, i shkarkuar me urdhër të Saimir Tahirit nga Policia e Shtetit. Ai ia ka kthyer përgjigjen ministrit në Facebook.

 “Sot, në numrin tim të telefonit më ka ardhur një sms nga Sajmir Tahiri, i cili më falenderonte. Ky paloministër, pasi mbushi vendin me kanabis, rilindi trafikun me gomone, futi në polici shumë ish të përjashtuar, politizoj në ekstrem Policinë e Shtetit, nxori jashtë organizatës shumë punonjës me përvojë dhe të trajnuar nga organizatat partnere si ICITAP, PAMECA, OSCE, EUROPOL, etj, sot me paturpësinë më të madhe ka kurajo dhe më falenderon për kontributin tim në organizatën e Policisë.

Ja çfarë sms më ka dërguar: “Te falenderoj pafund per gjithcka arritem te benim bashke qe nga dita e pare. Jam krenar dhe i lumtur per Policine qe krijuam, kjo edhe fale punes tende. Me te forte do jemi Jepi forca. Saimir Tahiri”.

Fillimisht mendova ti përgjigjem me një sms, siç ai e meriton, por nuk ja vlen. Një pyetje doja ti drejtoja: Kur urdhërove lirimin tim, a ishe krenar për punën time, që ma përmend tani? A mos vallë kjo sms është shenjë pendese? Ai tashmë iku duke lënë pas imazhin më të keq të mundshëm. Droga do ti bëhet hije në çdo

 hap që hedh. Më mirë po e injoroj, duke mos i kthyer përgjigje. Ai tashmë është kohë e shkuar”. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cte duhet ty24/03/2017 18:51

per tju q..rop...jane te gjithe iku nje i degjeneruar dhe e zevendesuan me nje diktator

Ervin24/03/2017 15:12

Ministri me i deshtuar dhe nje njolle ne histori!!!

Labi24/03/2017 15:05

Ky pler e shoqeris hoqi gjithe punonjesit e afte dhe futi gjithe plerat si vetja dhe rezultatet jane pasqyre e bemave te tije

nejse24/03/2017 09:58

Pas pushtimit te shqipersise nga diktatura komuniste,kanabizimi i vendit dhe mbulimi i saj me droge nga ish komunistet dhe bijte e tyre qe jane ne pushtet,eshte pushtimi me i eger qe do te lere pasoja per te ardhmen,dhe qe do te duhen perpjekje mjaft te mundimeshme per te dale nga kjo situate,qe mjerisht pervec vullnetit politik,do nje buxhet te fuqishem dhe kohe,per te crrenjosur keto banda te se keqes.

Daj Jaku23/03/2017 23:47

Tahiri ka në biografinë personale 101 bëma për secilën prej tyre duhej të ishte prapa hekurave, psh. aparatura e përgjimit,vetura personale për trafik,justifikimi i gjasme shitjes së veturës pa letra për të shmangur taksat,largimi i Frrokut, mosarrestimi i Balilit..... Nuk futet brenda dhe mbrohet nga kapiteni,përndryshe bie kapiteni.E pra Tahir qorribka arrestuar për 2 paketa cigare në tezgë për bukën e gojës. "Rilindje e socializëm".

HERMES23/03/2017 23:22

Jepi forca= Yp Xhixhi= Tall trapin.

Si te duash 23/03/2017 22:33

Ka dhe burra ky vend, po shumica behen kur ju dhemb kurrizi i tyre

Shto koment

Denonco