Lulzim Basha reagon nga SHBA për Fatmir Xhafajn: Shteti ka rënë, krimi kontrollon Parlamentin

Lulzim Basha reagon nga SHBA për Fatmir Xhafajn: Shteti ka rënë, krimi kontrollon Parlamentin

15:04, 23/03/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku pati debate të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama e Ben Blushit, si dhe për votimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një statusi në Facebook, Lulzim Basha thotë se seanca e sotme parlamentare është një tregues i kontrollit të krimit mbi parlamentin, duke iu referuar votimit të Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koaliconit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendëshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar.

Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, shkruan Lulzim Basha.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në SHBA për një vizitë pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli23/03/2017 17:00

Ndonje lajm nga Amerika a ka? Apo je me pushime? Kjo PD po shkon drejt fundit. Pa asnje alternative pervec atyre me te thjeshta dhe radikale. Nje zhgenjm me i madh se qeveria. Nuk po merret vesh se kujt po perket kjo PD sepse duket qe pervec militanteve nuk ka asnje mbeshtetje te gjere ne popull.

koua23/03/2017 16:55

Qeke si issis me kte emer rivdekje ....Na e mbushe mendjen tani me keto qe shkruan per Fatziun e krimit dhe droges se te vellait e me remutin qe i beri drejtesise ...

Sokoli23/03/2017 16:30

Por Fatmiri yt plotsonte porositë që i jepte shefi i tij Rama. Vepronte si robot duke djallosur çdo ligj të ashtuquajturës Reformë. Reforma do të bëhej si një armë kundër palës tjetër, por asnjëherë për drejtësi. Kriminelët nuk e njohin ligjin. Aq më tepër, kur ata qeverisin. Dhe ju flisni për pafajsinë e Xhafës Fatmir. Turp!

koua23/03/2017 16:24

Meqe nuk ka lidhje Fatmir xhafa me krimin more Shoku flamur i zi ripjerdhesi , dhe e ben mire punen po na mbush mendjen ti per kelyshin e diktatorit po me te vellain i bjen qe te kete lidhje gjaku se per droge eshte i denuar e imlikuar ne shume vende i vellai ,dhe si spiun e hetues i kohes se Edverit tuaj te dhjere , dhe sigurims qe ka denuar e sakatosur njerez ky Fatmiri i xhafes.

Shkodrani23/03/2017 16:13

Flamuri me siguri ken qene hetues edhe ti,ose sigurims,ose thjesht spiun,xhafes dhe shokeve te tij do ju a jap kusurin shpejt

Flamur23/03/2017 15:35

Fatmir Xhafaj ska asnje lidhje me krimin dhe e ben detyren e vet shume mire, e demostroi kete gje me reformen ne drejtesi dhe tani e ka radhen ministria e brendshme per reforma akoma me te fuqishme

Shto koment

Denonco