Meta niset për në Londër për të takuar emigrantët. Çfarë po shmang në Tiranën e trazuar?

Meta niset për në Londër për të takuar emigrantët. Çfarë po shmang në Tiranën e trazuar?

13:52, 23/03/2017
A+ Aa A-

Kriza politike në vend po arrin kulmin dhe retorika nga dy kampet, sa vjen dhe po ashpërsohet. Ilir Meta që deri në këtë moment është konsideruar si një “zgjidhje” e këtij ngërçi, ende nuk po vendos se si do të veprojë në situatën kur opozita kërkon qeveri teknike dhe Rama kërcënon se do të hyjë edhe fare i vetëm në zgjedhje.

Pikërisht në këtë situatë, kryetari i LSI-së dhe njëherësh kreu i Kuvendit Ilir Meta, do të jetë ditën e nesërme në Londër, Angli, ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar që jeton atje.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Ylli Shehu, i cili në  një mesazh në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se, takimi do të fokusohet te vota e emigrantëve, politikat ekonomike e sociale dhe arsimimi i të rinjve.

“Përshëndetje! Të dashur miq, shqiptarë që jetoni në Londër ose në zona të tjera të Anglisë! Më lejoni të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm: Ditën e premte, datë 24 mars, në orën 19:00, ju ftoj të merrni pjesë në një takim të komunitetit shqiptar. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në këtë takim do të na nderojë me pjesëmarrjen Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta”, shkruan deputeti Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdhetari 23/03/2017 14:47

Po shkon ne londer per tu interesu per 70 milion sterlina qe i ka ne londer nga floriri i vjedhur.

Jorgo23/03/2017 14:38

Lajm i rendesishem shume! Do beje nje rruge per shopping ne Londer ose do "furnizoje" llogarine bankare se ka shkuar pak poshte. Ironia me e madhe eshte se edhe i vjedh edhe udheton me leket e shqiptareve.

Qytetar23/03/2017 14:20

KAMALEONI NISET PER NE LONDER PSE??????. TI shoku meta nuk ike punet mire ne Shqiperi qe na del e gjezdis neper Europe me parate e popullit .

selim rroshi23/03/2017 14:13

Po shkon per punet e veta i plasi Ilirit per emigrantet ne Uk

Shto koment

Denonco