Rama rikthehet në Kuvend me egërsi kundër Blushit: Beni vdes për pak ministër, i vjen vdekja që të tjerët u bënë e ai jo!

Rama rikthehet në Kuvend me egërsi kundër Blushit: Beni vdes për pak ministër, i vjen vdekja që të tjerët u bënë e ai jo!

12:37, 23/03/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në parlament pas një mungese relativisht të gjatë duke replikuar ashpër me deputetin Ben Blushi dhe duke e denigruar këtë të fundit, personalisht.

"Beni vdes për pak ministër! - tha Rama. -  Aq shumë vdes, sa është gati të shfaqet i rilindur në lëkurën e një personazhe të krijuar prej atij vetë për t’u dukur si personazh i ri në librin e vjetër të politikës.” Më tej Rama, duke iu drejtuar personalisht ish-deputetit socialist vërejti se Blushi ka cmirë ndaj kolegëve të tij që u bënë ministra, si ndaj Saimir Tahirit etj. Nga ana tjetër, i kujtoi me ironi kohën kur Fatos Nano e emëroi ministër.

Rama e nisi fjalimin e tillë me ironi, sakrazma dhe përdori etiketime të egra ndaj  Blushit:

“Më vjen keq për disa të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës më një partizë, - tha Kryeministri. - Ai e ka kthyer vetveten në personazhin e fryrë me ajrin e ambicjes së tij.një personazh i sajuar, tamam si në letërsi. Ama këtë herë njeri i gjallë në librin e jetës sonë reale, i cili, sapo ka zbritur këtu mes nesh, mes të shkretëve shqiptarë, për t’u dhënë të drejtën, pushtetin të varfërve, sapo t’u ketë dhënë dërrmën partive të vjetra. Ky është sot miku ynë, Beni, të dashur shokë të tij, të gjithë ju këtu këtu. 

Blushi po kërkon një karrige të vjetër në parlament.

Është rropatur duke recituar hartime të mbushura me mllefin e vet të pangushëllueshëm, është rropatur të krijojë personazhin e tij në sytë e atyre që s’e njohin ose se janë shumë të rinj, ose s’e deshifrojnë se janë shumë të lodhur. Dhe s’kanë dashur asnjëhërë t’i kushtojnë kohë dhe fjalë përveçse njëhërë që më detyroi nga një interpelancë e çartur parlamentare bashkë me z. Nardi dhe me z.Vangjeli.

Kam menduar se miku ynë i betuar si kundërshtar nuk meriton përgjigje.dhe është shumë e thjeshtë pse. Sepse erdhi në këtë parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit dhe e përdori mandatin e tyre të pafajshëm për të bërë gabimin fatal të përgojimit dhe baltosjes ndaj qeverisë së tyre dhe gjithë socialistëve të Shqipërisë.

Zi e më zi, Sali e më Sali. 

Shto katran e shto bojë këtu në këtë foltore.

O Blush, edhe sot kështu mendoj: Se ti nuk mendon kohë nga koha dhe puna jonë. Por kjo përgjigje sot, para se ta lëshosh për pak javë karrigen e deputetit socialist të Elbasanit, të cilën e ke zënë padrejtësisht dhe e ke abuzuar padrejtësisht për hesapet e tua personale, është një përgjigje jo për ty, por nëj shpjegim nga ana jonë, nga ana ime për at që nuk të njohin, që ua ndiej për borxh t’u dal borxhit dhe t’u them se personazhi i tyre më i ri, kryetari i 219 i partisë së 219 shqiptare - në formë veture private – është një xhaketë jo vetëm e vjetër në garderobën e kësaj politikës sonë – por e kthyer edhe mbrapsh më shumë se njëhërë në plot 20 vjet me radhë. Gjithashtu po e jap këtë përgjgije sot edhe si borxh ndaj shokëve tanë dhe tij deri javën e kaluar, të cilëve u kishte rezervuar nga kjo foltore, një batare nga ato të tij prej kpd-ari gojështhurur.

 Që ai e kujton për gjenialitet oratorik, por që ato janë shpërthime shembullore të një cmirëzez-smirllëku karakteristik.

E vërteta e vjetër që të gjithë ne të gjithë shokët e partisë së tij të vjetër e dimë prej shumë kohësh është se Beni vdes pak ministër!

Aq shumë vdes për pak ministër, sa është gati të shfaqet i rilindur në lëkurën e një personazhi të krijuar prej atij vetë me veten e tij për t’u dukur si një politikan I ri në librin e vjetër të politikës, ku ai nuk mungon si protagonist I vjetër kulisash dhe tribunash që nga dita e parë e qeverisë së parë të Fatos Nanos!20 vjet nga sot!

Dhe e dinë të gjithë që ti jo thjesht vdes të bëhesh pak ministër, por të vjen vdekje me tepri që të tjerë bëhen ministra dhe ti jo!

Saimir Tahiri u bë ministër – ti jo!

Blendi Klosi u bë ministër – ti jo!

Ilir Beqja u bë ministër – ti jo!

Bledi Çuçi u bë ministër – ti jo!

Po mirë mor shpëtimtar i pavlerësuar i Shqipërisë, se më erdhi dhe shumë zor kur më treguan si iu vërsule Blendi Klosit si një karrocier i dehur!

Si mund të ishte ministër i këtij mandati të PS-së kur si udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit,  more rezultatin më të dobët të PS në 12 qarqe, dhe  jo Blendi Klosi që udhëhoqi PS në qarkun e Durrësit dhe mori rezultatin më të mirë në 23 vjet të PS.

O strateg i pavrovuar i Shqipërisë, si mund të ishte ministër i kësaj partie, dy herë në kohën e Fatosit bëre dy vrima të mëdha në ujë.

Ti që nga qeveria e Ilirit u shkarkove fluturimthi, si zv. ministër i jashtëm se hape një nga ato gropat e papërgjegjshmërisë tënde lapidare në marrëdhëniet e punës.

Ti ministër, e jo Ilir Beqaj që të jep ujë në bisht të lugës kur flitet për programe e reforma. Të mos e vazhdoj krahasimin në leximin e shifrave. Këtu e dimë të gjithë se në ato thellësira ti hahesh me Nard Ndokën kush është më i thellë.

Si mund të ishe ti ministër që kur drejtoje një goxha ministri të pushtetit vendor dhe me demek dot ë bëjë reformën  territoriale dhe kartat e identitetit për ato dy punë të shkreta të coi Fatosi i shkretë që të bëri ministër nuk qullose as njërën dhe as tjetrën. Pra të ishe ti e jo Bledi Çuçi, që bëri reformën administrative territoriale një zhvillim historik.

Të mos flasim më pas për Saimir Tahirin, o ti shoku i ngushtë i Saimir, që Saimir jashtë kamerave, i ankoheshe dhe i ankohesh si shok pse s’u bëre t’i ministër ndërsa i ngulje dhe sot prapë,  i ngulje thikat e Saliut me një ftohtësi që Saliu të merr të keqen. 

Ti je mendjemadh aq i pashërueshëm…

Politika ka vënd dhe për tullumbace mediatike si puna e Benit. Parlamenti ka vend dhe për gënjeshtarë profesionistë si puna e tij. Qeveritë në këtë vend kanë pasur vend dhe për ministra për të zënë vendin si puna e tij, por Blush PS ka aq shuëm ministra më të zotë se ty për Shqipërinë sesa ti dhe personazhi yt i ri me partizën tënde të re. Që  s’të mbeti gjë tjetër vecse të ikësh dhe ta qëllosh nga jashtë me baltën e Saliut këtë parti, pasi u lodhe me pasukses të rrëzosh nga brenda këtë qeveri."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vetting Rama23/03/2017 15:43

Ne femijerine time te kohes diktatures kam hasur tipa si ky Edi Rama, ishin te veshur mire me rroba dhe kepuce, te ushqyer goxha mire. Ne te Varferit talleshim me keta PRINCA te pabarazise, qe ishin te ujdisur me se miri, e ata na e kethenin "KE INAT QE S'KE RROBA TE REJA TE JASHTEME? KE INAT? KEEEEE?) Edhe ky palo kryeminister vazhdon me kengen e bebeve-kukulla te rregjimit komunist te cilin ne po rropatemi ta hedhim perfundimisht ne plehra.

Iliri 23/03/2017 15:38

Eshte mallkim qe shqiperia ka Kte kryeminister

roshi23/03/2017 12:34

shan mu**i ka**n

Shto koment

Denonco