Ish Kryeministri Berisha – Edi Ramës: Po pastron paratë në bankën e bashkëshortes tënde

Ish Kryeministri Berisha – Edi Ramës: Po pastron paratë në bankën e bashkëshortes tënde

12:09, 23/03/2017
A+ Aa A-

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po pastron paratë në bankën ku drejtoreshë bordi është bashkëshortja e tij Linda Rama.

Gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë ku prej më shumë se 1 muaji po proteston opozita, Berisha deklaroi se Rama emëroi gruan e tij në bordin e drejtuesve të “ABI Bank” pikërisht për të qarkulluar paratë, sikurse ish-Kryeministri deklaroi: “Nëpërmjet bankës në krye të së cilës emërove me një akt unik, bashkëshorten tënde për të vjedhur paratë e shqiptarëve”.

Pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore në ishujt Cayman, parajsa fiskale të atyre që gjithmonë kanë për të fshehur shumë më shumë se një gjë në raport me biznesin e tyre dhe dëshirën e përbotshme për evazion fiskal dhe pastrim parash. Në krye të bordit të bankës është emëruar së fundmi Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber24/03/2017 05:49

Tamam o Mali. Ka kaq shume material per tu marre me Ramen sa ske nevoje te merresh me gruan e tij. Ne fund te fundit Linda Basha ka nje PhD ne Finance, ka nje karriere akademike, dhe besoj e meriton te jete anetare bordi ne cdo banke. Fundja nuk eshte banke shteterore, eshte private, me investitore te huaj. Sa per kuriozitet. Linda Basha ka qene Drejtore e Agjensise se Privatizimit, ne kohen e qeverise se pare te Berishes, deri ne 1998 kur qeveria socialiste e hoqi. Aty i beri edhe parate. Gje qe tregon se korrupsioni filloi me demokratet, socialistet pastaj e ngriten ne maja te reja.

mali23/03/2017 17:53

O ti arber cdo kishit bere ju sikur Doktori te emeronte zonje Liri , qofte dhe anetare bordi ! Dhe kjo te ndodhte nderkohe qe ishte kryeminister !! Ju meqe ishte me ze e figure ilir mu..etja , u ngritet ne lufte , pastaj e bete ilir mu..ten e bete kryeparlamentar , imagjino sa do kishit droguar qe te luftonin me arme ne dore ne cdo rruge te vendit !! Meqe kjo banka ka ndryshuar disa here pronar dhe emer , ndoshta ajo kryetarja qe thua ti eshte mbulese ! Po kush mund ta besoj me kete psikopatin k/minister , ate qe deklaroi si turpin e njerezimit presidentin Tramp !! Askush ! Vec ndonje sera e tij !

Arber23/03/2017 13:16

Kryetarja e Bordit te ABI eshte Kathryn Swintek dhe jo LInda Basha qe eshte thjeshte antare bordi.

Shto koment

Denonco