A do ta shkelë kushtetutën Rama, për të shmangur një përplasje tjetër me Metën?

A do ta shkelë kushtetutën Rama, për të shmangur një përplasje tjetër me Metën?

10:20, 23/03/2017
A+ Aa A-

Një nga çështjet më të nxehta, që po futet në afatet kushtetuese është edhe çështja e zgjedhjes së persidentit të ri. Nga deklaratat më të fundit të dy eksponentëve më të lartë të Partisë Socialiste Edi Rama dhe Gramoz Ruçi është lënë për tu kuptuar, se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është i ngutshëm dhe ka kohë për tu hedhur emri për diskutim.

Por ka qenë kreu i KQZ-së, Denar Biba, që nëpërmjet një analizë juridike për këtë zhvillim ka këmbëngulur se procesi duhet të nisë më 14 prill, nëse duam të mos shkelim afatet kushtetuese. Ajo që është e sigurt deri më tani të paktën publikisht është se shumica e cila ka votat, ende nuk ka nisur një diskutim apo propozime konkrete për emrin që mund të zëvendësojë Bujar Nishanin.

Në situatën kur protesta e opozitës duket se nuk do të ndalojë deri në plotësimin e disa kushteve të panegociueshme deri tani, siç është një qeveri teknike apo gjithë përfshirëse gjatë kohës së procesit zgjedhor, çështja e zgjedhjes së presidentit ka kaluar krejtësisht në hije. Nuk janë të paktë zërat që ky post i rëndësishëm është përfshirë në pazaret mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të ardhmen e koalicionit dhe qëndrimin që do të mbajë LSI në lidhje me kërkesat e opozitës.

Kryeministri Edi Rama prononcimin e fundit për këtë çështje e dha dy ditë më parë në studion e Eni Vasilit, duke deklaruar se ka ende mjaft kohë për të folur për këtë gjë, duke lënë të kuptohet se diskutimi mund të nisë vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por afati i fundit kushtetues për nisjen e procesit është data 14 prill. A do ta shkelë atë Edi Rama, në përpjekje për të shmangur një përplasje të re me Ilir Metën dhe opozitën dhe thellimin e krizës aktuale politike? /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kalipso23/03/2017 10:46

Kete kushtetuten e kane bere si bërsi rrushi, cdo vit e shkelin me kembe.

Shto koment

Denonco