Aktorja durrsake njofton se do bëhet deputete, por 'e mbysin' komentuesit

Aktorja durrsake njofton se do bëhet deputete, por 'e mbysin' komentuesit

07:35, 23/03/2017
A+ Aa A-

Aktorja e njohur e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës shpall në rrjetet sociale kandidaturën për deputete në Durrës. Në një njoftim të bërë në profilin e saj, mbrëmjen e sodjeshme, Mimoza Marjanaku shkruan: “Sapo u futa ne listen e deputeteve, desha ta ndaja kete lajm me ju miq!”.

Aktorja nuk e ka përcaktuar se për kë parti do të kandidojë, por burime të DurrësLajm konfirmojnë se Marjanaku ka qenë përherë shumë pranë Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.

Ajo që të bën përshtypje pas publikimit të këtij njoftimi nga aktorja është lumi i madh i komenteve nga të njohurit dhe kolegët e Marjanakut dhe emra të njohur të artit dhe televizionit për këtë vendim të marrë prej saj.

Shumë e përshëndesin për zgjedhjen e saj, por ka dhe nga ata që me shaka e ngacmojnë për këtë vendim të Marjanakut.

DurrësLajm po ju rendit disa prej tyre:

Keti Bashhysa Me qetësi dhe dashuri shpirt

Vasil Vaso Uroj mos te zgjidhes se do te gjuajne me domate.

Rezear Xhaxhiu A mund ta bej une PR e fushates tende

Bashkim Hoxha E sheh sa vota mblodhe menjehere?

Xhelal Tafaj A i ke pi ilacet mi goce?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kostandina.23/03/2017 10:36

O Zot prape nje tjeter artist kandidate per deputet? Megjithe respektin qe kam per artistet, por me duket se ata jane me pak te kualifikuarit per tu besuar qe te marrin vendime e te kalojne ligje ne parlament. Me mire le te bejne art nese munden dhe mos zene ca karrige ne parlament dhe votojne sipas interesave te grupit te tyre parlamentar dhe jo popullit. Artistet e kane vendin ne skene ( sigurisht me perjashtim kur dikush eshte vertet me integritet intelektual dhe etik mund ta kryej kete funksion) por me sa di une artistet nuk eshte se kane nje edukim formal te admirueshem. Mjaft me me kandidate qe zbukurojne parlamentin!

Qytetar23/03/2017 10:28

Shoqja nga fshati do na behet deputete si Lenka Çuko por mos harro zgjidh nje here problemet e tuja pastaj mendo te na zgjidhesh problemet e Durresit moj RIPJERDHESE . U fute ne listen e Aleances se qelbesirave .

Shto koment

Denonco