Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zgjedhjet e 1996/ Berisha flet për herë të parë: Ju tregoj ndërhyrjen e amerikanit

Zgjedhjet e 1996/ Berisha flet për herë të parë: Ju tregoj ndërhyrjen e amerikanit

22:44, 22/03/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer prapaskenat e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe ka folur për herë të parë për ndërhyrjen nga jashtë vendit.

Në një intervistë për emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës në Gazetën Express, Berisha thotë se nuk është penduar për ngjarjet që ndodhën.

Pjesë nga intervista:

BERAT BUZHALA: A jeni penduar për zgjedhjet e vitit 1996?

SALI BERISHA: Jo. Zgjedhjet e vitit 1996 kanë qenë një operacion i kryer nga jashtë kundër Shqipërisë. E kam thënë dhe e them: Ka qenë një diplomat amerikan i quajtur Richard Schifter i cili udhëhoqi Partinë Socialiste nga Athina për të bojkotuar zgjedhjet dy orë para dhe ne e kemi të regjistruar telefonatën e tij, sepse ai ishte në një armiqësi të egër me mua.

BERAT BUZHALA: Zoti Berisha jeni prej të rrallëve që nuk heziton të lëshohesh edhe në debate deri në konflikte me zyrtarë amerikanë por ndërkohë raportet tuaja me Partinë Republikanë kanë qenë të shkëlqyera…

SALI BERISHA: Jo edhe me një pjesë të Partisë Demokratike. Ai ka ai kur nga administrata se Bushi e kuptoi mirë se çfarë ishte ai, Clintoni e kuptoi me vonesë se çfarë ishte. Ai ishte një person i cili erdhi kur po bëhej procesi i minoritarëve grek dhe meqënëse lobi grek ishte i stërfuqishëm, ai duket mori përsipër se do ta ndërpresë procesin. Unë e njihja atë më parë, kisha pasur një marrëdhënie shumë të njerëzishme me të dhe më vjen në takim direkt. Më thotë kam ardhur për këtë proces, gjyqi ndërkohë vazhdonte. Kjo është një kërkesë staliniste i thash, unë kurrë nuk e shkoj në mend, unë jam president – unë kam të drejtat e mia për falje, por procesin nuk e ndërpres. Ai u mërzit shumë, filloi një betejë kthejë kundër meje. Dhe çfarë bëri? Çdo shqiptar që shkonte e merrte dhe përpiqej ta bënte të fliste kundër meje në zyra. Ky u mor me Partinë Socialiste, ky dha urdhër në Athinë, Gramoz Ruçit: Bojkotoni! Kjo është e regjistruar. Dhe bojkotuan zgjedhjet dy orë para mbylljes së kutive të votimit. Dhuna që u përdor të nesërmen ndaj opozitës, ajo ishte një keqardhje e madhe. Ndodhi në një kohë kur unë nuk mora vesh sepse gjatë asaj periudhe unë kisha një takim me një grup përfaqësuesish të Institutit Republikan dhe ministrat që po diskutonim për strategji. E mora vesh vetëm pasi njerëzit u goditën që ishte gjë shumë e gabuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta23/03/2017 17:22

...dhe organizatorin dhe drejtuesin e rrahjeve te individeve opozitar apo jo, Agim Shehun, jo vetem qe e mbajtet dhe e mire trajtuat megjithse ai drejtoi edhe shkaterrimin e policise ne daten 10 shkurte te vitit 97, ne Vlore, ju e mire trajtuat deri aty sa i dhate edhe shperblimin e rrogave te pa mara megjithse ai ishte arratisur duke abandonuar detyren......

boro23/03/2017 11:44

Sdija gje se isha ne nje takim. Edhe kur i ngriten piramidat isha neper takime. U merzita shume kur mora vesh se u vrane 3000 njerez ne 97n. Kur u shfaros gjysma e tropojes kisha ca mbledhje, por u bertita te mive kur me thane. Kur u vrane ata ne bulevard po degjoja cifteli ne kufje, ne zyre, sdija gje. Por kur me thane i qortova rende. Pse more djem u thashe. Po fajin e ka ai, shifteri. Po po

Protesta23/03/2017 11:34

Shikoni dhe kete qe se dinte doktori http://shekulli.com.al/m/post.php?id=44041/#sthash.a2O5eclx.dpbs

A -XH23/03/2017 11:12

O protesta ! Per rahjen e kujt "opozite" te fillim viteve 90 e ke fjalen o birce ? Ne ate far "opozite" kishte kriminele sadiste te Enver Hoxhes qe kishin masakruar per 47 vjet rrjesht nje popull te tere. Nese vertete qenke "antikomunist" sic shitesh, perse te ha meraku se nga ndonje ish i persekutuar i diktatures, keta "opozitare" kriminele paskeshin ngrene ndonje te rahur ? Po te kishte vepruar kanuni i hakmarjes, keta fare "opozitaresh" do te ishin vrare me mijra ashtu sic paten bere me gjithe popullin. Kur them me gjithe popullin, tashme eshte e vertetuar se enverizmi vrau e persektutoi edhe kreret komandante te Luftes Nacional Clirimtare, e jo vetem ata si individe, por edhe familjet e tyre. Beri mire apo keq Berisha, fakt eshte se ai evitoi nje hakmarje masive te dhjetra e dhjetra familjeve te persekutuar nga kriminelet enveriste, bile duke mare per vete edhe ate faj qe nuk e kishte, kur u shpreh se te gjithe shqiptaret ishin edhe viktima edhe bashkefajtore. Eshte kjo arsyeja qe me permbysjen e diktatures nuk pati viktima, sic pati me rikthimin e punisteve ne pushtet me revolucionin bollshevik te 97-tes. Paskej "vrare" Berisha ne 21 janar 4 demostrues ??? Por ka kater vjet qe pothuajse cdo dite vriten 4 shqiptare per fajet e kesaj keqqeverisje. Dyshimi per vdekjen e 4 demostruesve, eshte hedhur tek disa gardiste qe "e tepruan" detyren e tyre ne mbrojtje te institucionit. Tashme eshte verifikuar me emer e mbiemer njeri prej tyre qe ka hapur zjarr, dhe qe Rama e ka bere sekretar te PS diku ne nje komune. Po e njejta histori eshte edhe me pergjithesimin se Berisha i paskej hapur lufte SHBA. Vetem trutredhurit nga enverizmi kujtojne se ne SHBA te gjithe jane robote te kurdisur, sic i kishte denaturalizuar Enveri shqiptaret. Ne politiken amerikane e kudo ne boten demokratike, ka politikane e shtetare qe kane bindje te ndryshme politike, por edhe terheqje me interesa korruptive nga lobe nacionaliste. Berisha i ka vene gishtin e akuzes per 96-ten e si pasoje edhe 97-ten, nje personi me emer e mbiemer qe si lobist i politikes greko-serbe, ju doli ne kra ish enveristeve ne Shqiperi e nuk ka akuzuar shtetin amerikan asnjehere. Eshte tjeter kush qe hodhi gjithe ate balte kunder presidentit aktual te SHBA, qe me se paku, pasi ai u zgjodh me votat e amerikaneve, duhej te jepte dorheqjen si kryeminister i shqiptareve amerikanedashes.

Protesta23/03/2017 09:21

Doktori sdinte gje as per reahjen e opozites as per rrahjen e eduart selamit as per vjedhjen e zgjedhjeve e te votave as per firmat piramidale as per pronat qe ua mori pronareve si stalinist i mire as per nje nga keto gjera te gjitha i paskan bere amerikanet ata qe ndikuan te hiqej komunizmi qe doktorin e kishte te besuar ky sdi asgje per ata qe vrau ne protesten e ps e as per perfshirjen e shkelzenit e argites e malltezit ne vjedhje te hapura ky eshte i njejti qe vrau atehere e vrau prape ne protesten e ps plot njerez ky eshte nje njeri i ndyre me xhdo krim te ulet e tashti shan amerikanet qe na kane mbeshtetur e hequr komunizmin

eua23/03/2017 08:50

Tani e ka radhen Edvini te rrezohet dhe ta kuptoje gjithkush qe po i shpalle lufte shteteve fqinje kushtu do te perfundojne te gjithe pushtetaret tane dhe ne fund e han populli i paditur si pushtetaret e vete. Mesojuni o kafshe te jetoni si njerez .

Shto koment

Denonco